Bien çmimet e naftës

16/05/2018 9:42 AM 0 komente

Indeksi i çmimit të arit shënoi rritje mëngjesin e sotëm, duke u tregtuar me 1.294 dollarë amerikanë për onz, duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët ku u tregtua me 1.289.30 dollarë amerikanë për onz.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 71.06 dollarë amerikanë për fuçi, duke lënë pas kështu nivelin e tyre të lartë të shënuar gjatë ditës së martë, njëkohësisht edhe niveli i tyre me i lartë që prej nëntorit të vitit 2014.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 78.21 dollarë amerikanë për fuçi.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz