Çmimet e nfatës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 72.31 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.45 për qind dhe u tregtuan me 66.73 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u tregtua në nivelin e tij më të ulët të këtyre 18 muajve të fundit, me 1,186.70 dollarë amerikanë për onz. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks ka rënë me 1.9 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.