Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ra me 84 cent ose me 1.4 për qind dhe u tregua me 58.77 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 1.1 për qind dhe u tregtuan me 59.61 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.36 dollarë duke u tregtuar me 48.52 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 2.6 për qind dhe u tregtuan me 49.88 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.22 për qind dhe u tregtua me 1,248.52 dollarë amerikanë për onz. Çmimet prekën nivelin e tyre më të lartë që prej 11 dhjetorit.
Ndër metalet e tjera të çmuara, indeksi i çmimit të platinit ra me 0.63 për qind dhe u tregtua me 788.49 dollarë amerikanë për onz. Ndërsa indeksi i çmimit të argjendit u rrit me 0.29 për qind dhe u tregtua me 14.70 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.