Çmimet e naftës ranë të martën si pasojë e pritshmërive për një tjetër rritje në srezervat amerikane dhe teksa Arabia Saudite po vijon të prodhojë në nivele të larta rekord, por çmimet kanë shënuar pranë kulmit të 2015 arritur javën e kaluar.
Çmimet bruto janë rritur rreth 16 për qind që nga fillimi i prillit për shkak të shqetësimit në rritje mbi konfliktin në Jemen.
Çmimet gjithashtu janë mbështetur nga spekulimet rreth rënies së prodhimit amerikan pasi nafta vendase preku nivelet e ulëta të 2010.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e qershorit ra 47 cent në 62.98 dollarë për fuçi.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI për dorëzimet e majit, që përfundojnë më vonë gjatë ditës, ra 54 cent në 55.84 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.