Bakri ra me ritmet më të shpejta në një javë teksa ‘ulja’ më e madhe se sa pritej në çmimet e prodhuesve të Kinës tregoi kërkesë më të dobët nga përdoruesit më të mëdhenj. Alumini, plumbi, zinku, nikeli dhe kallaj gjithashtu ranë.
Bakri për dorëzime në tre muaj humbi gati 1.2 për qind në fund të javës së kaluar, humbja më e madhe që prej 1 majit, duke arritur në 7,330 dollarë për një ton metrik në Bursën e Londrës.
Çmimet e prodhuesve të Kinës ranë 2.6 për qind në muajin prill në krahasim me një vit më parë, treguan të dhënat nga Byroja Kombëtare e Statistikave.
“Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra më shumë se sa pritej, duke treguar se vrulli relativisht i dobët i rritjes mund të zgjasë më shumë se sa pritej,’ tha në një intervistë telefonike nga Shanghai Lian Zheng, analist në Xinhu Futures Co. ‘Teknikisht, bakri po përballet gjithashtu me rezistencë të fortë në 7,500 dollarë.
Rezervat në depot e sigurta të Shangait mund të ketë rënë në 650,000 ton, niveli më i ulët që nga shtatori, sipas një mesatareje të vlerësuar nga një studim i Bloomberg Neës.
Kontrata për dorëzimet e shtatorit në bursën e Shanghait ranë 0.3 për qind në 52,920 juan (8,268 dollarë) një ton, ndërsa bakri për dorëzimet e korrikut në Comex ra 1 për qind në 3.3375 dollarë për paund.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.