Brexit fillon të ndikojë negativisht edhe mbi rekrutimin
Mundësitë e punësimi sa vjen e po pakësohen, duke qenë se planet e punëdhënësve që të punësojnë staf të ri, kanë shënuar nivelin e tyre më të ulët në një vit, ndërkohë që perspektiva ekonomike po errësohet gjithnjë e më shumë. Pritshëmritë e shumë kompanive janë që ekonomia të përkeqësohet akoma edhe më shumë gjatë tre muajve të ardhshëm, që përkthehet në ulje të nivelit të rekrutimit të safit të ri, të dhëna këto të marra nga Konfederata e Rekrutimit dhe Punësimit.
Sipas rezultatve të fundit të anketës së saj të mujore u zbulua se 31 për qind e punëdhënësve mendojnë se mjedisi i biznesit do të përkeqësohet, krahasuar me 28 për qind që mendojnë se ai do të përmirësohet. Megjithë përveç parashikimeve të zymta, biznesi ende kërkon të punësojë, duke thënë se ata presin të shtojnë stafin e përhershëm gjatë tre muajve të ardhshëm, edhe pse kjo shifër është shumë më e ulët në krahasim me raportin e mëparshëm. Dhe pikërisht këto shifra të ulëta duhet të jenë edhe këmbanat e alarmit, u shpreh Kevin Green, Drejtori Ekzekutiv i Konfederatës së Rekrutimit dhe Punësimit.
“Tregu i punës për momentin vazhdon të jetë ende në nivele të mira, përveç rritjes së pasigurisë, dhe është pikërisht kjo rënie e besimit të punëdhënësve në të ardhmen e biznesit e cila duhet të jetë këmbana e alarmit”. “Bizneset ende po vazhdojnë të punësojnë staf të ri, por çështje të tilla si aksesi në punë, negociatat e Brexit dhe pasiguria politike po krijojnë nervozizëm”, vazhdoi ai më tej.
Një prej shqetësimeve më të mëdha po ndihet në sektorin e ndërtimit, ku kompani të ndryshme të kësaj fushe janë të shqetësuara sepse ata mbështeten shumë tek forca punëtore e punonjësve nga BE-ja. Z. Green i bëri thirrje qeverisë për të sqaruar se çfarë forme do të ketë Brexit në mënyrë të tillë që t’i krijohet punëdhënësve mundësi për të bërë plane në lidhje me punësimin e punonjësve të rinj, duke thënë se situata konfuze në të cilin ndodhen tani është një element përkeqësues i kësaj situate.
Të dhënat e Konfederatës së Rekrutimit dhe Punësimit, tregojnë se pas ndërtimit, sektori që ka më shumë vështirësi në gjetjen e stafit me aftësitë e duhura është ai i kujdesit shëndetësor dhe social, i ndjekur nga sektori i inxhinierisë dhe teknologjisë. Javën e kaluar të dhënat e publikuara nga qeveria mbi papunësinë në Mbretërinë e Bashkuar, treguan se kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët gjatë këtyre 42 viteve të fundit, me një shkallë të papunësisë prej 4.4 për qind.
Britania është duke u përballur me një mungesë në rritje të profesionistëve në fusha të ndryshme, e cila po theksohet nga shkalla lartë e papunësisë dhe problemet që kompanitë kanë në gjetjen e stafit. Të dhënat e fundit nga “Open University” thanë se bizneset britanike po paguajnë një shtesë prej 2 miliardë dollarësh në vit për paga më të larta, për kostot e rekrutimit dhe për personelin e përkohshëm.
Tani është më e rëndësishme se kurrë që organizatat të investojnë në fuqinë punëtore të tyre, për të pasur profesionistët që u nevojiten, në vend që t’i blejnë ato nga vende të tjera .