Klubet e futbollit francez përfshirë Olympique Lyonnais dhe Paris Saint-Germain kanë shpenzuar së bashku 90 për qind më pak në shpenzimet e transferimit të lojtarëve vitin e kaluar pjesërisht për shkak të një norme ‘tatimore milionere’ prej 75 për qind prezantuar nga Presidenti Francois Hollande.
Shpenzimet e transferimit nga ekipet franceze ranë në 222 milion dollarë teksa klubet më të mëdha u kufizuan gjithashtu nga të ashtuquajturat rregulla financiare të lojës së drejtë në futbollin evropian që kanë për qëllim të frenojnë borxhet, sipas raportit Transfer Matching System AG released të FIFA-s.
I ashtuquajturi ‘tatim milioner’ mbi të ardhurat prej më shumë se 1 milion euro (1.1 milion dollarë) perfundoi më 1 janar 2015. Masa i kushtoi Olympique Lyonnais 6.3 milion euro për vitin deri në qershor 2014 teksa pagoi fatura më të larta tatimore për disa lojtarë, sipas presidentit të Lyon-it, Jean-Michel Aulas.
Taksat franceze mbi lojtarët që fitojnë 600,000 euro në vit janë pesë herë më të larta sesa në Angli, 15 herë më të larta se në Gjermani dhe 66 herë më të larta sesa në Spanjë, tha raporti FIFA TMS, duke cituar të dhënat e hartuara nga Bashkimi Frëng i Klubeve Profesioniste.
Shpenzimet globale për transfertat ndërkombëtare u rritën me 2.1 për qind në një nivel rekord prej 4.06 miliard dollarë në vitin 2014. Klubet angleze kryesuan me një humbje finaciare prej 1.17 miliard dollarë teksa ata përfituan nga të ardhurat më të larta televizive se ekipet në kampionatet e tjera.