Transporti Detar. Shifra e afarizmit në Transportin detar e vlerësuar me çmime korente është ulur 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 9.6%.
Transporti Ajror. Shifra e afarizmit në Transportin ajror e vlerësuar me çmime korente ka shënuar ulje prej 4.6% në tremujorin e katërt 2012 ndaj tremujorit e katërt 2011. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 20.9%.
Agjencitë e udhëtimit . Shifra e afarizmit në Agjencitë e udhëtimit është ulur me 27.2% në tremujorin e katërt 2012 krahasuar me tremujorin e katërt 2011. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 14.9%.
Transporti hekurudhor. Shifra e afarizmit në Transportin hekurudhor e vlerësuar me çmime korente ka shënuar ulje prej 41.4% në tremujorin e katërt 2012 krahasuar me tremujorin e katërt 2011 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 38.6%.
Në një tjetër tregues, se shqiptarët po udhëtojnë më pak, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë gjatë vitit 2012 ranë me rreth 10% me bazë vjetore, duke arritur në gati 1 miliardë euro.
Edhe të ardhurat nga turizmi në vend shënuan një rënie, megjithëse shumë të lehtë me 2%.
Prej disa vitesh, bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve të udhëtimeve është kthyer pozitivi, megjithëse shuma neto që mbetet në vend është shumë e ulët, rreth 140 milionë euro për vitin 2012.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.