Big Brother 7, spektakli me audiencë të lartë televizive, që fillon të premten, i ka ndryshuar lehtë tarifat e publicitetit në spektaklin kryesor, në krahasim me sezonin e kaluar.
Sipas tarifave zyrtare, të Top Channel, per spektaklin e madh të së premtes, tarifat për këtë program janë: Para 132,300 leke/30 sek, me një rritje prej rreth 5% në raport me tarifat për të njëjtën periudhë në “Big Brother 6”. Për ndërprerjet në mes të programit, tarifa është 234,000 lekë/30 sek, e pandryshuar në raport me sezonin e mëparshëm.
Top Channel duket se ka zgjedhur të rrisë tarifat përpara fillimit të spektaklit, ku në sezonin e kaluar u konstatua dhe dyndja më e madh e reklamuesve.
Nga ana tjetër, disa ndryshime në programacion në pjesët përbërëse të spektaklit përgjatë javës, kanë çuar në një shtrenjtim indirekt të tarifave.
Krahas të dielës, emisioni Fun Club to të jetë dhe të shtunën pasdite në intervalin kohor 17.30-19.25, me tarifë publiciteti prej 42,000 lek/30 sec, para programit dhe 48,000 lekë/30 sec në mes, nga 19,500 lekë/30 sec, që mbetet çmimi për të dielë.
Pas audiencës së lartë të tre spektakleve të para, interesi u zbeh disi në spektaklet e tjera, çka duket se e detyroi stafin realizues që të kërkonte variante të reja për të joshur audience në Big Brother 6. Sezoni i shtatë po fillon me vonesë, pas njoftimit fillestar se ai nuk do të zhvillohej fare këtë sezon televiziv.
Sipas Top Channel, konkurrentët këtë vit, do të jenë nga mosha 20-35 vjec. Studentë, të punësuar dhe jo, nga shumë qytete të Shqipërisë. “Dominojnë ata që jetojnë në vend, por edhe dikush që jeton jashtë. Karaktere të ndryshme, të cilët përgjatë 100 ditëve do të jetojnë e do të garojnë brenda mureve të shtëpisë. Nuk do të ketë paqe për ta cdo ditë të qëndrimit në shtëpi, kjo duke iu referuar sfidave të vazhdueshme, përballe të cilave Big Brother do t’i vendosë në vazhdimësi. Forcë për t’u rezistuar vështirësive, strategji, lidhje miqësish, ndoshta dashurish, përpjekje për të rezistuar e për të fituar.”