Këtë vit, bizneset duket të dorëzojnë deri në 31 mars bilancet e vitit 2014 tek tatimet në mënyrë elektronike dhe jo me postë, siç ka ndodhur deri tani.
Sipas një njoftimi të tatimeve, bazuar në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, neni 29 si dhe Udhëzimit nr.5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat” , i ndryshuar, në zbatim të tij, VKM-së Nr. 922datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr.9228, datë 29.04.2004″ Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar”, data 31 mars 2015 është afati përfundimtar për të dorëzuar në formë elektronike Formularin e Deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Fitimin të vitit ushtrimor 2014, bashkë me bilancin kontabël dhe anekset e tij, në të cilat përfshihen:
– bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali)
– pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
– pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow)
– aneksi për shpjegimet shpjeguese
– raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit nr.10 091, datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, Neni 41″Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare”, apo akteve nënligjore).
Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është :
– Kontratat e qerasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi.
– Gjendjen e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2014 (analitik).
– Inventarin e mjeteve të transportit në pronësi.
– Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.