Bilanci i fuqisë: Kërkesa për apel e liderit brazilian ikonë të “Epidemisë së ryshfeteve”

13/07/2017 2:51 PM 0 komente

Presidenti më i njohur i kohëve moderne të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, është duke luftuar për të mos u dënuar me burg.

Gjyqtari federal i cili ka mbikëqyrur çështjen e zvarritur të hetimit mbi korrupsionin që prej vitit 2014, e dënoi ish-liderin me afërisht 10 vite për marrje ryshfeti dhe pastrim parash, një hap ky, shumë i madh përpara duke marrë parasysh kulturën e një vendi ku të pasurit dhe të fuqishmit nuk mund të ndëshkohen.

Ndërkohë që Lula do të apelojë, ai rrjedhimisht i humbi edhe shanset e tij për fitore të një mandati tjetër presidencial vitin e ardhshëm dhe njëkohësisht vret edhe shpresat e shumë investitorëve që e konsideronin atë si mundësinë më të fitimprurëse për ta nëse ai do të fitonte zgjedhjet. Ndërsa për shumë brazilianë të tjerë të lodhur nga skandalet dhe recesioni, rënia e tij është dëshmi e rrënjëve të kalbura brenda strukturës politike.

Por një situatë e tillë mund t’i hapë rrugën dikujt tjetër, si p.sh. Jair Bolsonaro, një ish-kapiteni ushtrie i cili po kryeson në sondazhet paraprake. Ai është kritikuar për shpërthimet e tij  homofobike dhe seksiste, por avantazhi i tij i fortë është premtimi mbi një strukturë të fortë ligji dhe rendi, e cila mesa duket po mirëpritet nga shumë brazilianë të lodhur tashmë prej skandaleve të shumta politike.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, edhe Presidenti aktual i Brazilit, Mishel Temer, po përballet me akuza për korrupsion. Mesa duket, kriza që po godet elitën braziliane nuk ka gjasa të përmirësohet, përkundrazi, sa vjen e po përkeqësohet.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz