Rënia e shitjeve dhe ashpërsimi i luftës tregtare nxori nga tregu shqiptari përpunimit të qumështit kompaninë gjermane Meggle me produktet Fast këtë muaj. Lufra, një tjetër kompani me emër i sektorit,është dëmtuar rëndë këto ditë për imazhin dhe cilësinë. Sektori i prodhimit dhe përpunimit, nën presionin e luftës tregtare me Kosovën. Shuhen 14 milionë euro investime dhe eksportet e qumështit bien 60%. Të gjithë sektorët e përfshirë në konflikt tregtar dhe pasojat
Nga Blerina Hoxha
Të gjendura në një situatë ku shitjet kanë rënë për shkak të konsumit të dobët, kompanitë tregtare dhe prodhuese në vend për t’i mbijetuar falimentit janë përfshirë në një luftë tregtare me njëra–tjetrën.
Ashpërsimi i konkurrencës në përpunimin e qumështit vendas nxori këtë muaj nga tregu kompaninë gjermane Meggle, e cila ishte në Shqipëri me qumështin Fast. Menaxherët kanë lajmëruar nënkontraktorët se furnizimi ndërpritet më 31 marsdhe se, gjermanët e Meggle do të jetë të pranishëm nëShqipëri nëpërmjet importit. Lajmi është konfirmuar për Monitor dhe kryetari i Shoqatës së Përpunimit të Qumështit, Edmond Gjata.
Kompania tjetër eprodhimit të qumështit, Lufra, u vu në një situatë të vështirë ditët e fundit kurSektori i Krimit Ekonomik në Fier, përhapi lajmin se, në vend të qumështit natyral për prodhimin e nënprodukteve përdorej qumësht pluhur. Lajmi i cili u përgënjeshtrua nëpërmjet rezultateve të analizave edhe nga Ministria e Bujqësisë ka cenuar rëndë aktivitetin e kompanisë, shitjet e së cilës janë limituar në pikat e tregtimit me pakicë.
Industria e miellit, për më tepër segjashtë muaj,është në një betejë të hapur me bizneset e Kosovës. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, ka pohuar sekonkurrenca e pandershme me standardin e proteinave kasjellë një rënie 40% në biznesin e industrisë së përpunimit të miellit në vend. Produkte të tjera si kastravecët e patatja janë përfshirë në konfliktet tregtare.
Në mars të vitit 2013, kompanitë e prodhimit të qumështit në Shqipëri prekën falimentin për shkak të lajmit që u përhap nga konkurrentët në Kosovë se, prodhimet shqiptare kishin nivel të lartë të Aflatoksinës, një përbërës kancerogjen. Kompania shqiptare Primalat,që kishte 35% të tregut në Kosovë, pësoi 1 milion euro dëme dhe sipërmarrësit e saj, për të siguruar vijimësinë, u regjistruan në QKR me emra të rinj, Milky dhe Eurolat.
Duke qenë se shqiptarët e Kosovës kanë qenë tëazhurnuar vite më parë me tregjet e lira dhe konkurrencën,kanë rezultuar më të shkathët në mjetet e sofistikuara të luftës tregtare.Bilanci anon në kurriz tëShqipërisë. Përveç qumështit, industria e miellit ka pësuar humbje dhe disa produkte bujqësore gjithashtu.Duke qenë se prodhimi bujqësor është në rritje vitet e fundit, duke u bërë njëkonkurrent i fortë në tregun rajonal. Pretendimi iMalit të Zi se, kastravecët në Shqipëri kishin përbërje hormonale dëmtoi rëndë imazhin e perimeve vendase në kulmin e sezonit.
Coca Cola me Pepsi-n dhe kafetë Ama, Lori, Illy, Lavazza, Pascuçi, Don Cafe etj., janë në betejën e përhershme të dominimit të tregjeve. Distributorët kushtëzojnë pikat e tregtimit të përjashtojnëkonkurrentët, duke i stimuluar me logjistikë dhe me favore në pagesa.
Konsumi në rënie nxitkonfliktet tregtare
Industria eagropërpunimit, në veçanti ajo e qumështit,është vënë në vështirësi vitet e fundit, për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik.Shitjet pësuan rënie tëfortë vitet e fundit. KompaniaLufra karaportuar rënie 13% të të ardhuravemë 2013 sipas të dhënave nga bilancet e dorëzuara në QKR. Kompania Erzeni gjithashtu ka raportuar rënie me17% nëpasqyrat financiare të dorëzuara në QKR. Vetëm kompania Mireli ka raportuar të ardhura më të larta.
Të paktën nga bilancet e dorëzuara në QKR po shihet se, industria e qumështit është në rënie të shpejtë.Këtë situatë e konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së Përpunimit të Qumështit, Edmond Gjata, njëkohësisht administrator i fabrikës së qumështit, Delta Doni.
Ai tha se, situata në përpunimin dhe tregtimin e qumështit ka qenë e vështirë edhe për vitin 2014. Furnizimet në fabrika nuk kanë pasur përmirësime, pasi në vitin 2014 nuk funksionoi subvencioni në fermat bujqësore, element ky që ka qenë nxitësi kryesor në rritjen e prodhimit të qumështit në vitet e mëparshme.
Konsumi, nga ana tjetër, nuk është përmirësuar edhe përgjatë 2014, pasi shitjet e kompanive, sipas tij, nuk kanë pësuar rritje. Gjata tha se edhe viti 2015 është i vështirë.
Në këtë situatë, me të ardhura në rënie dhe kosto të mëdha për t’u përballuar për shkak se investimet janë bërë me kredi bankare, kompanitë po përballen me mbijetesën. Këtëtendencë e konfirmon edhe Ministria e Bujqësisë,e cila ka faktuar se, sektori që ka vuajtur më shumë krizën është ai i qumështit dhe nënprodukteve të tij, ku rezultojnë të mbyllura 29 ndërmarrje vetëm gjatë vitit 2013, duke e çuar numrin total të tyre në 332, nga 361 që ishte në fund të 2012-s.
Sektori i përpunimit të qumështit vuan edhe investimet e tepërta. Investimet në fabrikat e përpunimit tëqumështit kalojnë të 40 milionë eurot, sipas Ministrisë së Bujqësisë, duke instaluar një kapacitet përpunimi 7 herë më të lartë se sa ofron tregu i furnizimit.
Lufra, a është viktimë?!
Më datën21 shkurt,Sektori i Krimit Ekonomik në Fier ka zbuluar se fabrika e qumështit Lufra përdorte qumësht pluhur për qumështin që nxirrte në treg, duke e shitur atë si qumësht të vërtetë. Policia e Fierit, ndërkohë, ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij Lufra, A.Ndreka. Ky aksion i policisë ishte bërë pa dijeninë e AutoritetitKombëtar të Ushqimit, i cili ishte informuar nga mediat për këtë rast. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i alarmuar në një dalje për median, ka hedhur poshtë akuzat për cilësinë e qumështit Lufra, duke dhënë shpjegimin se nga analizat rezultoi mosprani e qumështit pluhur.
“Pas analizave, ju bëj me dije se nuk ka prani të qumështit pluhur, por vetëm qumësht i freskët. Fakti se është gjetur një sasi e qumështit pluhur dhe unë jam në dijeni, nuk ka asgjë të gabuar. Sepse importi i qumështit pluhur, është brenda normave. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të futur në dorë subjektet tregtare. I rrezikshëm është qumështi në shishe plastike dhe jo ky”, – ka thënë ministri Panariti.
Edhe kompania Lufra reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku thotë: “Tri ditë më parë, në mediat sociale, del një lajm i sponsorizuar pa autor se kompania Lufra përdorte qumështin pluhur, në produktet e saj qumësht i freskët. Me anë të kësaj deklarate do donim të falënderonim konsumatorët tanë, të cilët për asnjë moment nuk u luhatën në zgjedhjen e tyre të përditshme”.
Por, ndërkohë dëmi është bërë. Sipas një vëzhgimi të revistës “Monitor”, pikat e tregtimit të pakicës në Tiranë kishin limituar furnizimin me produktet e Lufra-s pak kohë më parë se tëshpërthente skandali. Siç shpjeguan shitësit, qumështi Lufra humbi cilësinë dhe për këtë arsye, ndërprenë furnizimin. Edhe burimet nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit bënë me dije se, skandali nuk ka qenë për arsye tregtare nga konkurrentët, duke lënë të nënkuptohet se, problemi i kompanisë lidhet me cilësinë. Shitësit e pakicës pohojnë se, qumështi shqiptar prodhim vendas pëson luhatje të ndjeshme. Sipas tyre, kompanitë kur futen fillimisht në treg, ruajnë standardin, të cilin e shkelmojnë, porsa rrisin shitjet. Kjo është arsyeja që dyqanet në zonat e kamura të Tiranës nuk furnizohen fare me qumësht vendi, por vetëm me importi. Shoqata e Përpunuesve sqaroi se, ulja e konsumit e ka vënë në vështirësi prodhimin, duke sjellë në disa raste edhe probleme me cilësinë. Në vitin 2013, të ardhurat nga shitjet e Lufra-s ranë me 13%. Sipas të dhënave nga Shoqata, situata ka qenë njësoj e vështirë edhe për vitin 2014.
Primalat, kurbani i pare i tregjeve
Goditja më e fortë pas krizës ekonomike, industrisë i erdhi në vitin 2013, kur në mars të këtij viti, Agjencia Kosovare e Sigurisë Ushqimore njoftoi se, mbi 15 marka qumështi, duke përfshirë edhe dy shqiptare, Primalatdhe Fast,kishin nivel të lartë të përbërësit kancerogjen të Aflatoksinës. Deri sa laboratorët, përgjatë dy javëve sqaruan se niveli iAflatoksinës ishte krahasueshëm me normat e BE, imazhi i kompanive shqiptare të përpunimit të qumështit u rrënua edhe në tregun e brendshëm. Në vitin 2013, eksportete qumështit u përgjysmuan, duke rënë në 376 tonë nga 649 tonë dhe 8% të biznesit të fushës falimentuan.
Fabrika Primalat, me një investim prej 7 milionë eurosh, kishte ngritur aktivitetin nëSukth të Durrësit. Me teknologji të vitit 2010, prodhimet e saj në fillim të vitit 2013 zinin 40% të tregut shqiptar dhe 35% të tregut kosovar.
Në mars të vitit 2013, Autoriteti Kosovar i Sigurisë Ushqimore u bëri thirrje konsumatorëve kosovarë që të mos konsumonin markat shqiptare, Fast dhe Primalat, për shkak se kishin nivel Aflatoskine më të lartë se norma ligjore që lejohej në Kosovë. Në këtë moment, në Kosovë kishte lulëzim të investimeve në përpunimin e qumështit, të cilat po hasnin vështirësi tëkonkurronin markat shqiptare që tashmë kishin zënë 50% të tregut. Niveli i pretenduar i Aflatoksinës në qumështin pas alarmit, rezultoi dy herë më i ulët seai i normave në SHBA dhe i krahasueshëm me normat e BE, por kjo nuke parandaloi katastrofën në Primalat. Dëmi që iu krijua kompanisë kaloi të 1.5 milionë eurot, duke mos i bërë ballë falimentit. Ky rast njihet si viktima më e madhe e luftës tregtare, pasi kompania vetëm për një vit e gjysmë aktivitet u bë aktori kryesor në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës dhe me filiale dhe në Malin e Zi dhe Kosovë.Por aksioneri kryesor i Primalat, Sami Gjergji, rezulton me aktivitet në përpunimin e qumështit në dy makra të tjera, Milky dhe Eurolat.
Në korrik të vitit 2013, u vendos Sekuestro Konservativendaj Eurolat nga Shoqëria Përmbarimore E.P.S.A sh.p.k., e cila ju drejtua QKR, ku njoftoi për vendosjen e sekuestros mbi kuotat e debitorit, Sami Gjergji, si dhe mbi të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i këtyre kuotave, duke ndaluar tjetërsimin ose disponimin e tyre si dhe ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga këto kuota. Nën sekuestro Eurolat raportoi 23.3 milionë lekë të ardhura në vitin 2013 nga 38 milionë lekë në vitin 2012.
Shqipëria-Kosovë, katër vite në betejëpër tregjet
Që kur Kosova u bë shtet më vete 14 vjet më parë, shqiptarëtdhe qeveritë e dy anëve të kufirit kanë dështuarpër të krijuar marrëdhënie normale tregtare. Në të gjithë historinë e saj të tregtisësë lirë me jashtë,Shqipëria nuk njeh aq konflikte sa me Kosovën. Gjithashtu edhe Kosova nuk njeh pengesa në tregtinë me jashtë sa me Shqipërinë.Rezultati final ka qenë në dëm të krijimit të një tregu të përbashkët, prej të cilit do të vinin të mirat ekonomike për të dy anët e të njëjtit komb.Qeveritë e dy shteteve kanë firmosur mbi 50 marrëveshje bashkëpunimi në letër, por në vend të lehtësimit, konfliktet po thellohen për ditë.
Për Shqipërinë, partnerët tregtarë janë vendet e BE-së që zënë 61,8% të së gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 36,2%, Turqia me 7,9%, Kina me 7,8% dhe Greqia 6,2%.
Edhe për Kosovën, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së metë cilat realizohet 13.7% e eksportit dhe 43.1% e importit. Përqindja më e madhe e eksportit tëKosovësështënë Kinë,me 27.2%, në Shqipëri me 14.9%, nëIndime 12.3%, Maqedoni me 10.0%, nëMalin i Zi me 5.2%, me Serbinë 4.6% dheme Gjermaninë 3.2% etj.
Për vitin 2014, Kosova realizoi përqindjen më të madhe të importit nga Serbia me 13.8%, Gjermania 12.1%, Turqia 9.3%, Italia 9.1%, Kina 8.2%, Shqipëria 6.6%, Maqedonia 5.4% etj.
Shifrat tregojnë qartë se, pavarësisht sepjesëe të njëjtit komb tregtia ndërmjet vendeve mbetet modeste dhe shembujt tregojnë se,konkurrenca për tregjet ndërmjet vendeve ka penguar zgjerimin e tregtisë.
Marrëdhëniet me konflikte kulmuan në vitin 2013, kur u përfshinë edhe autoritetet shtetërore të dy vendeve. Për herë të parë që nga viti 1999, marrëdhëniet tregtare shënuan rënie në vitin 2013, për shkak se, bllokimi i qumështit shqiptar në tregjet kosovare u pasua me bllokimin nga pala shqiptare tëimportit të mishit dhe të miellit ngaKosova. Më tej, konflikti vijoi nga pala kosovare me bllokimin e materialeve të ndërtimit.Gjatë verës së vitit 2013, qeveria kosovare zhvendosi pikat e zhdoganimit të mallrave, duke krijuar probleme për eksportuesit shqiptarë.
Sipas një studimi për tregtinë e jashtme, Kosova ka barrierat më të larta tregtare me Shqipërinë, pasi duhet të plotësohen 8 dokumente, ndërsa me vendet e tjera nuk janë më shumë se 6 a 7 të tilla.
Lufta për miellin
Në fund të vitit që shkoi, Shoqata e Përpunuesve tëMiellit në vend lajmëroi zyrtarisht nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit falimentin për shkak se, mielli jashtë standardeve që importohej nga Kosova po falimentonte industrinë vendase. Biznesi shqiptar ipërpunimit pretendonte se, standardet e proteinës në miellin kosovar ishin pak më shumë se 9%,ndërkohë që fabrikat shqiptare prodhojnë me standard 12% dhe për rrjedhojë me një kosto më të lartë.
Adi Haxhiymeri,kryetar i Shoqatës së IndustrisëPërpunuese të Miellit tha se, qeveria shqiptare, duke ulur me udhëzim standardet e proteinës në miell, e ka favorizuar importin dhe çon në faliment tëpashmangshëm industrinë e vendit. Nga ana tjetër, industria e miellit e Kosovës pretendoi se, qeveria e Shqipërisë po diskriminonte mallrat kosovare në tregjet e saj. Madje në këtë debat u përfshi edhe analisti Baton Haxhiu, i cili iu kthye kundër qeverisë shqiptare në mbrojtje të kompanisënga Kosova, Devolli.
Haxhiymeri thotë se, në këtë betejë ka fituar Kosova. Ai tha se industria e përpunimit të miellit ka pësuar rënie 40% në pesë vitet e fundit dhe kjo reflektohet edhe në rënien e prodhimit të grurit në mbi 100 tonë vitin që shkoi.
Bllokimi i miellit, Kosova kundërpërgjigjet me qumështin
Në vitin 2013, eksportet e qumështit dhe bulmetit nga Shqipëria në Kosovë ranë me 62%, pa rikuperim të mëtejshëm më 2014. Në përgjigje të bllokimit të miellit nga Shqipëria, Kosova nxori nga tregu dy linjat shqiptare të qumështitnë mars të vitit 2013, Primalat dhe Fast, me pretendimin për nivelin e lartë tëAflatoksinës.Kompanitë shqiptare të qumështit, që u përfshinë në këtë konflikt, praktikishtkanë falimentuar. 23 tonë qumështi prodhim shqiptar u asgjësua. Rreth 6 mijë familje fermerësh dhe mbi 14 milionë euro investime u dëmtuan seriozisht. Po në këtë periudhë,Shqipëria e bllokoi sërish importin e miellit nga Kosova me pretendimin se dyshohej për Aflatoksinë.
Beteja përfshin edhe materialet e ndërtimit
Beteja tregtare Kosovë-Shqipëri ka dëmtuar seriozisht eksportet e materialeve të ndërtimit.Tregu i Kosovës ishte njëstimul i madh për fabrikat shqiptare të tullave, tjegullave dheçimentos pas krizës në të cilën ra sektori i ndërtimit në Shqipëri pas vitit 2018. Por më datën1 gusht 2013, eksporti i materialeve të ndërtimit ka pushuar, i cili më parë kishte vazhduar me 30 kamionë në ditë.
Kostot e rritura bllokuan eksportine materialeve të ndërtimit (kryesisht tulla e tjegulla) pothuajse tërësisht. Asllan Bare, administratori i një prej kompanive më të mëdha prodhuese të tullave, tregoi se, dërgesat nga fabrika e tij në Kosovë zbritën nga 20 në 1 kamion në ditë, më 2013.Vetëm në muajin korrik të vitit 2013, vlera e materialeve tëndërtimit të eksportuara në Kosovë shënoi 800 mijë euro, vlerë e cila u shuajt në muajt paraardhës.Më pas,Kosova vendosi një tarifë 40 euro për çdo natë qëndrimi të kamionëve dhe kjo e rriti mjaft koston për eksportuesit shqiptarë. Eksporti i materialeve të ndërtimit në Kosovë ra me 20% gjatë vitit 2014.
Shqipëria bllokon perimet, Kosova kundërpërgjigjet me çimenton
Lufta tregtare me armë të rënda Shqipëri-Kosovë prej 4 vitesh vijon me pushime të shkurtra. Kur njëra palësulmon, kundërpërgjigjet tjetra. Perimet janë bërë pjesë e kësaj beteje. Kosova, si prodhues i madh i zarzavateve dhe drithërave,është superiore ndaj Shqipërisë. Prodhon sasi më tëmëdha dhe ofron çmime më të lira. Duke filluar nga viti 2010, për tre vjet radhazi, nëkulmin e prodhimit tëpatates, Shqipëria rriti referencën doganore për pataten e Kosovës me 50%. Arsyetimi i autoriteteve doganore shqiptare në atë kohë ishte mbrojtja e prodhimit vendas. Por menjëherë,Kosova në kundërpërgjigje ka rritur referencën doganore për çimenton, duke e bllokuar eksportin e saj përgjatë vitit. Autoritetet qeveritare si në Kosovë dhe në Shqipëri fajësuan njëra-tjetrënpër diskriminim, duke cenuar marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë CEFTA.
Mali i Zi me Shqipërinë, konflikti për kastravecin
Në vjeshtën e vitit 2013, Mali i Zi ndaloi eksportin e kastravecëve nga Shqipëria me pretendimin për nivelin e lartë të njëpesticidi, i njohur si spiroxaminë, e cili, sipas fqinjëve, kishte kaluar nivelin me 0089 miligram për kilogram nga 005 miligram për kilogram që ishte norma. Deklaratën e bëri vetë Ministria e Bujqësisë së Malit të Zi dhe në kufi u bllokuan 761 kilogramë kastravecë. Pas kësaj deklarate, mediat në Shqipëri ndërmorën një sulm në grup ndaj prodhuesve shqiptarë, duke i akuzuar ata se stimulonin rritjen eshpejtë të perimeve nëpërmjet hormoneve. Ministria e Bujqësisë, ndërmori disa analiza, sipas të cilave perimet nuk ishin rrezik për shëndetin.
Pak ditë më parë,ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se për fat, lufta tregtare ndaj perimeve e nxitur nga fqinjët nuk e dëmtoi prodhimin shqiptar. Fermerët prishën kontrata me rajonin dhe lidhën kontrata të reja për eksportin e perimeve në vendet e BE-së më së shumti në Gjermani.
Betejat e tjera
Shumica prej nesh e dinë se, një bar-kafe servir vetëm një lloj kafeje, pa marrë në konsideratë shijet e klientit. Në këmbim të monopolit, kompanitë e kafesë, ofrojnë që nga ekspresët, filxhanët e plot aksesorë të tjerë që lidhen me shërbimin e kafesë. Coca-Colame Pepsin e vijojnë betejën globale edhe në Shqipëri. Në këmbim të çadrave, karrigeve, gotave, njësitë e shërbimit të ofrojnë vetëm njërën pije, duke përjashtuar tjetrën. Të njëjtën strategji për zaptimin e tregut po ndjekin edhe kompanitë e birrës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.