Federata shqiptare e Futbollit, njoftoi sot të gjithë tifozët shqiptarë të interesuar për të pajisur me bileta për të ndjekur ndeshjen Eliminatore të Kampionatit Europian Francë 2016, se shitja e tyre në treg do të nisë në mëngjesin e ditës së mërkurë. Ata do të kenë mundësi ti blejnë ato, në pikën e shitjes në Tiranë (pranë stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”) dhe në Elbasan, pranë teatrit “Skampa” të këtij qyteti.
Federata Shqiptare e Futbollit, në lidhje me eventin e shumëpritur njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Shitjet do të fillojne në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna A2 + A3 10,000 lekë
Tribuna B3 10,000 lekë
Tribuna B2 + B4 8,000 lekë
Tribuna A1 + A4 8,000 lekë
Tribuna B1 + B5 6,000 lekë
Tribuna E 3,000 lekë
Tribuna D + F 2,000 lekë
TribunaG1,G3,C1, C3 1,500 lekë
Tribuna G2 + C2 1,000 lekë
Ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshire dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj. Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.