Aksionet japoneze dhe ato të Koresë së Jugut shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme. Një rënie e tillë erdhi kryesisht si pasojë e rritjes së kofliktit në gadishullin Korean, gjë kjo që ndikoi edhe në rritjen e shqetësimit të investitorëve sepse një gjë e tillë do të kishte padyshim ndikim në ekonominë botërore.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, ra me 0.5 për qind, duke shënuar nivelin e tij më të ulët në këtëo katër muajt e fundit.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi ra me 0.6 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.9 për qind.
Indeksi i aksionve MSCI, jashtë Japonisë ta me 0.4 për qind duke shënuar nivelin e tij më të ulët që prej muajit mars.
Monedha e Koresë së Jugut, ëoni, humbi 1.0 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1,140.6 ëon për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.