Bindja e Lulas dhe e ardhmja e spastrimit politik të Brazilit

28/07/2017 11:02 PM 0 komente
Brazil 790

Pothuajse tre vjet e gjysmë pasi filloi si një hetim në dukje rutinë në pastrimin e parave, Operacioni Lava Jato (Operacioni Lavatriçja) ka arritur një fazë kritike. Më 12 korrik, Sérgio Moro, një gjykatës federal, dënoi Luiz Inácio Lula da Silva, një ndër ish-presidentët ikonë të “Epidemisë së Ryshfeteve”, me afërsisht dhjetë vite burg, duke theksuar se ai pranoi një apartament me vlerë 2.2 milionë realë (690.000 dollarë) nga një firmë ndërtimi së cilës i ishin siguruar kontrata të tejzgajtura pune me një rafineri nafte, shkruan The Economist.

Kongresi filloi të debatonte nëse do të lejonte një gjykim të Presidentit aktual (i Qendrës së djathtë), Michel Temer, i cili akuzohet se ka përfituar një ryshfet me vlerë prej 150,000 dollarësh, të cilin ai e mohon. Me vënien në rrezik të lartë të stabilitetit politik, kërkesat për frenim të korrupsionit në nivele të skajshme janë shtuar shumë kohët e fundit.

Nga ana tjetër, avokatët e Lulës shprehen se ai është viktimë e pafajshme e “një hetimi të motivuar politikisht”.
Ai do të mbetet i lirë, derisa të dalë edhe vendimi i Apelit, por një dënim i tillë ia vështirësona atij rrugën për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 2018-s. Gjithashtu do të intensifikohen edhe debatet në lidhje me operacionin e famshëm “Lava Jato”, nëse ai është një llogari e hapur në dobi të të pasurve apo është thjesht një gjueti shtrigash. Kjo situatë ka nxjerrë në pah edhe kartelin e kompanive të ndërtimit që morën kontrata të panevojshme nga Petrobras, kompania shtetërore e naftës, duke u dhënë ryshfete zyrtarëve dhe politikanëve.

Kohët e fundit, vëmendja është përqendruar edhe te JBS-ja, kompania më e madhe e mishit në botë, drejtuesit e së cilës, Joesley dhe Wesley Batista, pranuan se u kishin dhënë ryshfete qindra politikanëve në një vlerë që arrinte afërisht në 185 milionë dollarë. Ishte pikërisht Joesley Batista, ai që e implikoi z. Temer, duke i dhënë njërit prej bashkëpunëtorëve të tij shumën e lartpërmendur të ryshfetit për të cilën ai akuzohet.
Deri më tani, numri i personave të dënuar shkon në 157.

Gjykata e Lartë ka autorizuar prokurorët që të hetojnë në lidhje me rezultatet e anëtarëve të kongresit, dhe për ta bërë këtë gjë, prokurorët janë mbështetur në teknika inovative, të papërdorura më parë në Brazil.
Duke përdorur “ndalimin paraprak” dhe marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ata kanë mundur të zbulojnë prova dhe rrëfime, duke ngritur akuza kundër disa prej biznesmenëve dhe politikanëve më të shquar të vendit.
Shumë prej kritikëve të tyre e shohin një mënyrë të tillë veprimi si “jakobizëm”, ku mundësia për të qenë i pafajshëm nuk merret fare në konsideratë dhe ku nuk zbatohet aq shumë ligji sesa kryqëzohen të implikuarit dhe të pastrohet Brazili nga elita e tij politike.
Ata argumentojnë se hetimet e zvarritura të “Lava Jatos” janë duke e privuar vendin nga stabiliteti politik për të cilin ai ka një nevojë të dëshpëruar.

Dhe ata nuk flasin në tym, ata bazohen diku, në një provë që e mbështet mendimin e tyre.
Rodrigo Janot, Prokurori i përgjithshëm p.sh., është kritikuar gjerësisht për marrëveshjen e tij me z. Batistas, i cili u dha atyre imunitet nga ndjekja penale (në vend të dënimit të reduktuar). Policia ende nuk ka qenë në gjendje të mbështesë akuzat e shumta kundër politikanëve të implikuar në marrëveshjet me drejtuesit e kompanisë së ndërtimit, Odebreht.

Megjithatë zhdukja selektive e akuzave e shkatërron gjithsesi reputacionin, edhe nëse pafajësia konfirmohet më vonë. Edhe ata që morën donacione të padeklaruara gjatë fushatës etiketohen nga publiku në të njëjtën mënyrë si ata që morën ryshfete të mëdha. Megjithatë, “Lava Jato” ka zbuluar dhe ka dhënë dënime për të gjitha këto keqbërje të cilat dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë. Ajo i ka dhënë fund edhe një praktike të vjetër në Brazil, sipas së cilës njerëzit e pasur dhe ata të pushtetshëm nuk mund të dënoheshin kurrë.

Ndërsa Deltan Dallagnol, Prokurori kryesor i Lava Jato, ka shkruar në një libër të ri, ekipi i tij i vogël është kundër firmave ligjore më të shtrenjta në vend. Prokurorët (dhe z. Moro) kanë qenë subjekt i mbikëqyrjes gjyqësore, duke përfshirë edhe atë nga Gjykata Supreme. Shumica e kritikave kanë qenë si pasojë e një interesi vetjak. Tani është në të drejtën e Lulës dhe Partisë së tij që të ankohen.
Nëse z. Temer ka kryer me të vërtetë një krim, çdo stabilitet që ai ofron do të ishte i rremë, ose mbart në vetvete një çmim të papranueshëm. Kjo është arsyeja se përse përpjekjet për të frenuar hetimet, nëse ato do të kenë sukses, do të ishin alarmante. Kongresi ka diskutuar, por ende nuk ka miratuar një projektligj që do të dënonte gjyqtarët dhe prokurorët për “abuzime”.

Këto janë disa nga arsyet e frikës së përse “Lava Jato” mund të hidhet poshtë shumë shpejt.
Por duke qenë se objektivat e targetuar janë të shumtë, ajo nuk është më e dyshimtë.
Opinioni publik mbetet shumë fort i lidhur pas Lava Jatos. Kjo është arsyeja pse përpjekjet për të çarmatosur atë nuk kanë gjasa të kenë sukses. Z. Temer është një parlamentar i aftë, por mbështetja e tij në Kongres është tronditur shumë.
Ai mund të mos jetë në gjendje të mbledhë 172 vota, nga 513 në Dhomën e Ulët, pra ai ka nevojë të domosdoshme që të mos gjykohet.
Shumë brazilianë i shohin këto hetime si mundësinë e vetme dhe më të mirën për nxjerrjen e vendit nga ky llum në të cilin ka rënë. Dhe në një gjë të tillë, ata kanë plotësisht të drejtë.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz