Për restaurimin e veprave të artit është zbuluar një burim i ri falë përdorimit të mikro-organzimave.
ENEA (Agjencia kombëtare për teknologjitë e reja, energjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik) është një ‘pionier’ në këtë fushë: përdorimi i baktereve tashmë është testuar me sukses në disa piktura murale dhe skulptura, dhe testet vazhdojnë të gjejnë organizma të aftë për të eleminuar materialet e forta, sikundër është llaku.
‘Në koleksionin tonë Enea Lilith ka rreth 500 zinxhirë bakterialë të ‘përzgjedhur’ në vite punë,’ shpjegon Anna Rosa Sprocati, përgjegjëse për aktivitetet e biorestaurimit të ENEA.
Sot ne shpesh përdorim në restaurim komponime toksike për punëtorët dhe mjedisin dhe jo gjithmonë të padëmshëm për veprat e artit. ‘Me përdorimin e baktereve mund të zhvillojmë produkte që janë të sigurta, të padëmshme dhe të lira. Bakteret përfaqësojnë një minierë të funksioneve metabolike, për të cilën është zbuluar fare pak, nga e cila nxjerrim një varietet aplikimesh. ‘ Dhe në sajë të mikro-organizmave, do të mundemi gjithashtu të gjejmë zgjidhje të reja për materialet që aktualisht janë të vështirë për tu hequr, dhe që kanë ndikim të madh, të tilla si llaku: “ Po punojmë mbi këtë fakt, jemi akoma në fazë kërkimore por me perspektiva të mira, dhe për sa na takon ne jemi të vetmit që po merremi me bio-degradimin e kësaj substance.”