Ministri i jashtëm i Rusisë tha se bisedimet mbi konfliktin në Ukrainë nuk kanë prodhuar një rezolutë, progresi i vetëm i arritur ishte mundësimi i ndihmave humanitare.
Kriza, ku trupat qeveritare po luftojnë separatistët pro-ruse për muaj në rajonet lindore të vendit, mund të ndalë vetëm pasi Ukraina të tërheqë ushtrinë e saj si pjesë e një armëpushimi të pakushtëzuar, tha sot në Berlin Sergei Lavrov për gazetarët pas takimit me homologët e tij ukrainas, gjermane dhe franceze. Ai tha se pret që kamionët e ndihmës së Rusisë për rajonin e Luhansk-ut të shpërndahen së shpejti.
Udhëheqësit evropianë po përpiqen të ndalin konfliktin që ka vrarë më shumë se 2,000 njerëz dhe ka copëtuar Ukrainën që kur Rusia aneksoi Krimenë në mars. Lufta, për të cilën Ukraina dhe aleatët e saj thonë se ‘ushqehet’ nga mbështetja e Rusisë për kryengritësit, ka nxitur gjithashtu sanksione që kanë dëmtuar tregtinë dhe kanë kërcënuar që të cojnë drejt recesionit ekonominë prej dy trilion dollarësh të presidentit Vladimir Putin. Rusia mohon se po ndihmon separatistët.