Bizneset kanë qenë ndër kritikët më të spikatur të ndarjes nga Bashkimi Evropian, dhe të shumta mendonin se do të humbasin nga divorci. Por, ndërsa një grup ligjvënës po përpiqen që të realizojnë një referendum të dytë. Në këtë rast më keq se Brexit është pasiguria e zgjatur që po mbulon Britaninë e Madhe.
“Biznesit i pëlqen siguria dhe nuk mund të shoh se si diskutimi i një referendumi të dytë ndihmon të krijojë atë siguri kur negociatat as nuk po përfundohen”, tha Miles Celic, shefi ekzekutiv i TheCityUK, në një intervistë me Bloomberg News.
Fushata për një votim popullor mbi marrëveshjen përfundimtare të divorcit që Kryeministrja Theresa Maj rikthen nga Brukseli më vonë këtë vit, po fiton tërheqje. Dy sondazhet e fundit kanë treguar se mund të ketë mbështetje popullore për një votim mbi kushtet e Brexit. Ende nuk është e qartë nëse do të kishte shumicën në parlament për të dërguar votuesit përsëri në kutinë e votimit, as nëse rezultati do të ishte ndryshe për herë të dytë.
“Thirrjet për një referendum të dytë dhe rihapja e debateve që kemi pasur në prag të votimit të Brexit, tani pothuajse dy vjet më paa, do të bëjë pak progres për të na ecur përpara”, tha Allie Renison, kreu i politikës tregtare në Instituti i Drejtuesve Europiane. “Fokusi ynë duhet të jetë në ndërtimin e një Britanie të Madhe pas ndarjes.”
Koha e Përgatitjes
Bizneset janë inkurajuar nga marrëveshja e muajit të kaluar që një periudhë tranzicioni 21-mujore do të hyjë në fuqi në ditën e Brexit, në marsin e vitit të ardhshëm, duke u dhënë kompanive më shumë kohë për t’u përgatitur. Sipas një sondazhi të Deloitte të zyrtarëve kryesorë financiarë, pasiguria e korporatave ka rënë në një nivel dy vjeçar dhe shqetësimet rreth efekteve të largimit nga BE në punësimin dhe shpenzimet, kanë rënë.
“Bizneset nuk janë të interesuar në politikë. Ata dëshirojnë parashikueshmërinë komerciale “, tha Paul Hardy, drejtori i Brexit në firmën ligjore DLA Piper.
Investitorët e paund-it janë gjithashtu të kujdesshëm. Ata parashikojnë se një tjetër plebishit do të sillte luhatje të mëdha të çmimeve.
Parlamenti duhet të votojë për marrëveshjen e divorcit në fund të këtij viti ose në fillim të ardhshëm. Qeveria thotë se është një votë binare – ligjvënësit mund ta pranojnë marrëveshjen ose të votojnë për kaosin, shumë të frikësuar për të lënë BE-në pa një marrëveshje. Por Instituti për Qeverinë, një institut me ndikim, thotë se ligjbërësit ndoshta do të jenë në gjendje të detyrojnë qeverinë të ndryshojë drejtimin në atë fazë. Dhe kjo është pika ku aktivistët anti-Brexit shpresojnë të detyrojnë një plebishit të dytë.
Referendumi do të kërkonte kohë. Ligjvënësi Chuka Umunna, i cili kryeson fushatën, thotë se BE do t’i japë Britanisë një zgjatje të afatit të negociatave, për të pasur një votim tjetër. BE e ka bërë të qartë se do të donte që Britania të ndryshonte mendjen dhe do ta mirëpriste vendin përsëri. Por e gjithë kjo do të zgjasë pasigurinë për kompanitë që përpiqen të planifikojnë të ardhmen e tyre.