Doganat e Republikës së Kosovës si institucion kryesor për mbushjen e arkës së shtetit në emër të luftimit të informalitetit në shumicën e rasteve po bëjnë rritjen e çmimeve edhe për biznese formale.
Kështu deklaroi për “KosovaPress”, pronari i kompanisë ETC, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi.
Ai gjithashtu pohoi se kjo formë e ngritjes së çmimeve “ad hock” pa koncept dhe pa arsyetim është shumë e dëmshme për qytetarët. Ndërsa përfaqësues të Doganave pranojnë se ankesat kryesore të bizneseve lidhen me vlerësimin e mallrave.
Sipas tij, doganat duhet të luftojnë informalitetin e vërtetë dhe ata të cilët me të vërtet i kanë zvogëluar faturat, në sasi e çmim dje jo të luftohet biznesi formal.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.