Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë do të vendosë këtë javë nëse është e ligjshme ti akordojë bizneseve familjare trashëgiminë perfitimeve fiskale, në një vendim që mund të përballet me një goditje të rëndë ndaj firmave ‘Mittelstand’ të cilat formojnë shtyllën e ekonomisë.
Rreth 90 për qind e kompanive gjermane janë të drejtuara nga familjet dhe ato japin një kontribut të madh për ekonominë, duke punësuar më shumë se gjysmën e popullsisë në gjëndje pune dhe duke siguruar 50 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Gjermanisë (PBB).
Megjithatë, Gjykata Fiskale Federale po sfidon një ligj të 2009-ës i cili mundeson që pronësisa e firmave të tilla të kalojë nga një brez në tjetrin pa u tatuar, me kusht që trashëgimtarët të sigurojnë vazhdimësinë e tij për shtatë vjet dhe të ruajnë vendet e punës. Ajo e ka cuar ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese.