Pas pesë muajsh ‘në ngërc’ me kreditorët, Greqia u zgjua të hënën për të ‘vulosur’ mbylljen e të gjithë dyerve të bankave të saj, kufij më të fortë në tërheqjet e bankomatëve të saj dhe masa më të ashpra në pagesat ndërkombëtare. Këto janë pjesë e një pushimi-javor bankar dhe regjimi të kontrollit të kapitaleve vendosur nga qeveria për të mbrojtur sistemin e rrezikuar financiar të Greqisë.
Për depozituesit individual, kjo nënkupton një kufi prej 60 eurosh në ditë në ATM. Por për bizneset, kjo do të thotë probleme të mëdha deri në kufijtë e ekzistencës.
Kontrollet e kapitalit për të mbrojtur sistemin e brishtë bankar të Greqisë gjason të kenë qenë të pashmangshëm pas ndërprerjes së bisedimeve me kreditorët e vendit. Por për bizneset greke, të cilat kanë arritur tashmë ti mbijetojnë tkurrjes ekonomike prej 25 përqind që nga viti 2010 dhe zhdukjes virtuale të kredisë, masa të tilla përbëjnë ende një tjetër rrezik operativ dhe ekzistencial.
“Biznesi thjesht nuk do të funksionojë këtë javë ‘, thotë Harris Ikonomopoulos, president i Dhomës Heleniko-Britanike të Tregtisë. ‘Pjesa më e madhe e qeverisë nuk ka punuar një ditë të vetme në jetën në një kompani private. Ata nuk i kuptojnë pasojat [e kontrolleve të kapitalit]. ‘
Pritet edhe më keq: industria farmaceutike e Evropës paralajmëroi të hënën se furnizimet e ilaçeve në Greqi mund të rrezikohen nëse vendi largohet nga euro dhe bëri thirrje për ndërmarrjen e veprimeve urgjente nga Brukseli për të ndihmuar në parandalimin e mungesave.
‘Në rastin më të keq të Grexit [daljes greke nga euro], ne besojmë se integriteti i zinxhirit të furnizimit me ilaçe mund të jetë në rrezik, gjë që do të krijonte dhe vinte në rrezik shëndetin publik,’ shkruante Richard Bergström, drejtori i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Industrive dhe Shoqatave Farmaceutike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.