Të indinjuar ndaj ngjarjes mes kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë shoqatat e biznesit në Kosvë bëjnë thirrje për bojkotim të produkteve serbe. Kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini tha se duhet t`i bëhet thirrje gjithë shqiptarëve, që të bojkotojnë produktet e Serbisë e për të arritur një gjë të tillë, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Tregtisë në Tiranë do të organizojë fushata për të promovuar produktet shqiptare.
Si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe organizimi i mëhershëm i projektit tradicional, Javët e Biznesit Kosovarë, që slogan ka “Unë Konsumojë produkte vendore, Po ju ??
Shahini, tha se ky panair do të qëndrojë i hapur deri në 28 nëntor dhe se prodhimet kosovare do arrijnë edhe në Azi e në vende të Europës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.