Pavarësisht se raporti i Bankës Botërore i të bërit biznes e renditi Kosovën më mirë se një vit më parë, një situatë të tillë nuk po e shohin bizneset që operojnë në Kosovë.
Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar studimin për klimën e biznesit në Kosovë, nga e cila ka dalë se bizneset kanë pritshmëri negative për muajt e mbetur të këtij viti.
Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënës se gjatë viti 2017, mund të konsiderohet si një vit i agjendës politike dhe se ka qenë e vështirë të gjendet hapësirë për procese ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Përkundër pritjeve negative, Gërxhaliu ka vlerësuar se janë bërë hapa pozitiv, prej nga është dëshmuar se sektori privat është gjenerator i stabilitetit social në Kosovë.
Në këtë studim janë përfshirë 503 ndërmarrje, të cilat janë pjesë e këtij studimi nga viti 2013.
/albinfo.ch/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.