Tashmë komuniteti i bizneseve do të ketë një zyre edhe brenda Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të kenë mundësi që përmes saj të marrin pjesë në drafitimin e ligjeve të cilat janë në interes të ekonomisë.
Këtë vendim e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media në Odën Ekonomike të Kosovës me temën “Dialogu dhe partneriteti me komunitetin e biznesit në hartimin e legjislacionit”.
Vendimin e kryetarit të Kuvendit e vlerësoi edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, i cili tha se ky është një hap tjetër për të krijuar një legjislacion më të mirë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.