Alban Zusi, drejtor ekzekutiv i “Albanian Food Industry” dhe kompanitë Conad, Klegen, Mirel, Lufra, Erzeni dhe Gjiro Farma, në lidhje me çështjet e vajit të palmës në gjalpë dhe djathë, garantuan konsumatorët sot se në asnjë rast, ne nuk e kemi përdorur këtë përbërës.
Prodhuesit shprehën vlerësimet maksimale për median (nga të cilat veçojmë gazetarinë investigative), e cila në kuadër të kryerjes së misionit të saj, shpeshherë ka zëvendësuar veprimin e munguar të institucioneve shtetërore, për identifikimin dhe publikimin e problematikave serioze e shumë serioze që ndikojnë negativisht shoqërinë dhe ekonominë.
Vlerësojmë të nevojshme të evidentojmë e vlerësojmë sërish median si një aleat i pazëvendësueshëm dhe i sigurt i biznesit, pasi ndër vite ka goditur e vijon të godasë fenomenet e informalitetit dhe cenimit të konkurueshmërisë, veprime të cilat kanë qenë një suport i vazhdueshëm për ne, thanë prodhuesit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.