Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin më të fundit të indeksit të besimit të konsumatorëve dhe bizneseve përgjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Treguesi i besimit në sektorin e industries (TBI) u përmirësua me 4.2 pikë përqindje, në tremujorin e pare të vitit 2014.
Në rritjen e TBI-së ndikoi pozitivisht rritja e balancës së prodhimit dhe përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve në këtë sektor.
Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) shënoi rritje me rreth 13.9 pikë përqindjeje në
tremujorin e parë të vitit 2014.
Pas kthesës rritëse në tremujorin e katërt të vitit 2013, treguesi i besimit në shërbime (TBSH)
vijoi përmirësimin në tremujorin e parë të këtij viti.
Treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK) shënoi një rënie të lehtë me rreth 0.3 pikë përqindjeje, në tremujorin e pare të vitit 2014.
Aktualisht, TBK-ja qëndron rreth 4 pikë përqindjeje nën mesataren historike. Pritjet e konsumatorëve për situatën financiare në tremujorin e ardhshëm shënuan rënie me rreth 2.5 pikë përqindjeje. Në të njëjtin drejtim ndryshoi dhe vlerësimi i tyre për situatën e blerjeve të mëdha, gjatë tremujorit të parë të vitit 2014.
Kontribut të vogël rënës në TBK dha dhe balanca e pritjeve për gjendjen e përgjithshme të
ekonomisë në tremujorin e ardhshëm. Komponenti i vetëm që dha kontribut pozitiv është
balanca e të ardhurave dhe shpenzimeve, niveli e të cilës u rrit me 6.8 pikë përqindjeje.
Konsumatorët perceptojnë një kosto jetese më të ulët gjatë tremujorit të pare të vitit 2014,
dhe presin që kjo të jetë më e ulët edhe përgjatë tremujorit të ardhshëm. Pritjet për inflacionin
pas një viti kanë pësuar rënie me rreth 0.7 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.