Biznesi i ndertimit ne kurth

25/02/2008 00:00 0 komente


Nga
XHAVIT CURRI 
Konsulent fiskal

 

Pse vendimi i Keshillit te Ministrave per informatizimin e llogaritjes se kostos dhe hartimin e manualeve teknike te çmimeve te punimeve te ndertimit, duhet te shfuqizohet sa me pare

Taksimi i sektorit te ndertimit, persa i perket Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH), tatimit mbi fitimin, kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore, tatimit mbi te ardhurat personale etj., pergjithesisht eshte i njejte me te gjithe sektoret e tjere te ekonomise dhe mbeshtetet ne paketen ekzistuese fiskale. Por administrimi i taksimit ne sektorin e ndertimit, perveç parimeve dhe rregullave te perbashketa qe rregullojne administrimin e tatimeve ne pergjithesi per te gjithe ekonomine, bazohet edhe ne disa rregulla ligjore te veçanta, qe lidhen kryesisht me karakteristikat e ketij sektori. Keshtu, sipas nje dispozite te veçante te Ligjit “Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar”, eshte percaktuar se çmimi orientues minimal fiskal, per procesin e ndertimit te banesave, percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave, pas keshillimit me Shoqaten e Ndertuesve te Shqiperise. Pikerisht mbeshtetur ne detyrimin e percaktuar nga kjo dispozite, Keshilli i Ministrave ka nxjerre Vendimin e saj Nr. 173, date 29.03.2206 “Per miratimin e kostos minimale fiskale ne ndertim dhe per menyren e percaktimit te çmimit te shitjes se banesave”. Ky Vendim ka percaktuar koston minimale fiskale per meter katror siperfaqe ndertimi, mbi bazen e te ciles perllogariten detyrimet e shoqerive te ndertimit per Tatimin mbi Vleren e Shtuar dhe çmimin minimal fiskal te shitjes se nje metri katror siperfaqe ndertimi, mbi bazen e te ciles perllogariten detyrimet e ketyre shoqerive per tatimin mbi fitimin.    

Kurse sipas nje dispozite te Ligjit “Per Procedurat Tatimore”, eshte percaktuar qe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve keshillohet me shoqatat e specializuara te biznesit, per te percaktuar vleren orientuese te tatueshme, ne baze te se ciles behet percaktimi i te gjitha detyrimeve tatimore. Mbeshtetur ne kete dispozite, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ka nenshkruar nje mareveshje te perbashket me Shoqaten e Ndertuesve te Shqiperise, sipas te ciles jane percaktuar parametra minimal fiskal persa i perket Tatimit mbi Vleren e Shtuar, tatimit mbi fitimin, kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, si dhe tatimit mbi te ardhurat personale te te punesuarve, qe duhet te paguajne shoqerite e ndertimit per çdo meter katror siperfaqe te ndertuar.

Ky kuader ligjor specifik per sektorin e ndertimit, i cili ne fakt ka vite qe po zbatohet, realisht ka gjetur zbatim relativisht te mire ne praktike. Ne saje te tij, mund te thuhet se sektori i ndertimit, nga sektori me problematik, persa i perket evazionit fiskal dhe informalitetit, tani eshte kthyer ne sektorin me lehtesisht te kontrollueshem e per pasoje, ne sektorin ku si evazioni fiskal ashtu dhe informaliteti kane ardhur duke u ulur ne menyre te ndjeshme, krahasuar me te gjithe sektoret e tjere te ekonomise. Per kete flasin me mire faktet lidhur me rritjen nga viti ne vit te te ardhurave tatimore nga sektori i ndertimit si dhe rritja e numrit te te punesuarve nga ky sektor etj.

 

 
Vendimi per informatizimin e llogaritjes se kostos

Por, pa marre parasysh faktin, se ekziston nje kuader i tere ligjor ne fuqi per sektorin e ndertimit, Qeveria ka nxjerre Vendimin Nr.514, date 15.08.2007 “Per informatizimin e llogaritjes se kostos dhe hartimin e manualeve teknik te çmimeve te punimeve te ndertimit”, sipas te cilit (citim):

 

-         Hartimi i çdo preventivi ne fushen e ndertimit, si dhe zbatimi e mbikeqyrja e çdo punimi ndertimi, qe realizohet nga persona jurdike dhe fizike, publike ose privat, vendas apo te huaj, me fonde publike apo private, ne territorin e Republikes se Shqiperise, behet ne perputhje me kete vendim; 

-         Manuali teknik i çmimeve per punimet e ndertimit ose thjesht manuali i çmimeve te ndertimit, eshte buletini periodik i çmimeve te punimeve te ndertimit dhe i analizave teknike te çmimeve, i detyrueshem per zbatim;

-         Sektori i standardizimit te kostos (ne Ministrine e Puneve Publike dhe te Transporteve) informon organet tatimore perkatese per sanksionet e vendosura ndaj subjekteve qe nuk kane permbushur detyrimet, sipas ketij vendimi.

 

Ne vazhdim ky vendim percakton se, te gjitha detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe detyrimet e tjera, qe lidhen me veprimtarite ndertuese, si Tatimi mbi Vleren e Shtuar, tatimi mbi fitimin dhe kontributet e  sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, llogariten bazuar ne analizat teknike te çmimeve, qe perfshihen ne manualin e mesiperm te çmimeve te ndertimit.

 
Vendimi ne kundershtim me ligjet

Vendimi i cili ben te detyrueshem zbatimin e manualit per llogaritjen e kostos dhe te çmimeve te punimeve te ndertimit”, ne kushtet e ekonomise se tregut, eshte plotesisht jashte kohe, eshte kthim mbrapa, centralizim ekstrem dhe arbitraritet i pakuptimte

Thene ndryshe, kemi te bejme pra me nje Vendim te Keshillit te Ministrave, i cili bie ne kundershtim te hapur me Ligjin “Per TVSH”, me Ligjin “Per Procedurat Tatimore” dhe me Vendimin e meparshem te saj (Nr. 173, date 29.03.2006). Por, çka eshte me e rende akoma, kemi te bejme me nje Vendim, i cili kerkon hartimin e nje manuali çmimesh, te centralizuara dhe te fiksuara, mbi bazen e te cilit te behet llogaritja e detyrimeve tatimore per te gjitha shoqerite e ndertimit. Ky Vendim, i cili ben te detyrueshem zbatimin e manualit per llogaritjen e kostos dhe te çmimeve te punimeve te ndertimit”, ne kushtet e ekonomise se tregut, eshte plotesisht jashte kohe, eshte kthim mbrapa, centralizim ekstrem dhe arbitraritet i pakuptimte. Nje gje e tille eshte e mundur te funksionoje vetem ne ekonomite e planifikuara, ku çmimet, normativat e harxhimit te materialeve, rendimenti i punes, numri i punonjesve, teknologjia e ndertimit, mekanizimi i punes etj., jane te fiksuara, te kontrolluara dhe te pandryshueshme. Ne kushtet e ekonomise se tregut te lire, drejt te ciles po shkon vendi, ku shkalla e mekanizimit ndryshon ne menyre te vazhdueshme dhe varion nga nje shoqeri ne nje tjeter, ku lendet e para dhe materialet e ndertimit gjithashtu jane te larmishme dhe cilesite e tyre te shumellojta, ku fuqia punetore si ne volum ashtu dhe persa i perket pageses per njesi kohe eshte e ndryshme dhe ne ndryshim te vazhdueshem, eshte absurde te pretendosh te hartosh nje manual preventivimi te detyrueshem per zbatim, mbi bazen e te cilit te behet kontrolli i puneve publike apo private.

 
I pamundur te zbatohet

Per nje vend qe synon te instaloje ekonomine e tregut te lire, ideja per fiksimin e centralizuar te çmimeve dhe mbi kete baze per percaktimin e detyrimeve tatimore e kontrollin e ketyre detyrimeve, qe ne koncept eshte plotesisht e gabuar dhe pa kuptim. Por jo vetem kaq, perveçse e gabuar dhe pa kuptim, ne kushtet e sotme, praktikisht nje gje e tille eshte totalisht e pamundur per zbatim, pasi :

-         Nivelet e çmimeve jane nga me te ndryshmet dhe ne çdo moment mbi to veprojne shume faktore si konkurrenca, klientela, ekskluziviteti, sasia e kerkuar, cilesia e ofruar, korrektesia e marredhenieve shites-bleres, menyra dhe koha e pagesave etj.;

-         Normativat e harxhimit te materialeve te ndertimit jane tejet te ndryshme dhe ato varen nga shume faktore qe kane te bejne me shumellojshmerine e tyre ne treg, me teknologjine qe perdoret, me shkallen e mekanizimit te proceseve te punes, me cilesine e materialeve etj.;

-         Numri i punonjesve dhe rendimenti i punes se tyre per çdo volum punimi eshte gjithashtu i ndryshem ne shoqeri te ndryshme dhe kjo lidhet me faktin qe çdo biznes sot ben te gjitha perpjekjet per uljen e numrit te punonjesve duke mekanizuar sa me shume te jete e mundur proceset e punes, duke rritur specializimin e ngushte etj., te cilat ne fund te fundit çojne edhe ne rritjen e rendimentit te punes;

-         Teknologjia e ndertimit sot ka evoluar ne menyre te paimagjinueshme dhe ajo persoset çdo dite e me shume per shkak te konkurrences se madhe, e cila ve ne levizje te vazhdueshme investimet per mekanizimin e proceseve te punes ne ndertim.

Ne perfundim, mendoj se Vendimi i mesiperm i Keshillit te Ministrave per informatizimin e llogaritjes se kostos dhe hartimin e manualeve teknike te çmimeve te punimeve te ndertimit, duhet te shfuqizohet sa me pare, ne menyre qe t’i lihet rruge te lire zhvillimit te sektorit te ndertimit dhe kontrollit te ketij sektori, bazuar ne legjislacionin fiskal aktual dhe jo ne akte apo rregulla te reja qe bien ne kundershtim te hapur me kete legjislacion.

 
Mentaliteti i referencave

Tentativa e Qeverise per fiksimin e centralizuar te çmimeve te proceseve te punes ne ndertim, te materialeve te ndertimit etj., dhe percaktimi i detyrimeve tatimore mbi bazen e ketyre çmimeve, ne fakt nuk eshte e vetme. Po behet gjithnje e me e qarte se, me sa duket kemi te bejme me nje mentalitet te rrenjosur. Mjafton te permendim ketu Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.285, date 04.05.2007 te pagave referuese, ne baze te te cilit jane fiksuar nje here e mire te gjitha nivelet e pagave per punonjesit e te gjithe kategorive dhe per te gjithe sektoret e ekonomise, per efekt te llogaritjes se detyrimeve per kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore dhe per tatimin mbi te ardhurat personale. Ne mjaft raste, nivelet e ketyre pagave jane percaktuar edhe me te larta nga sa realisht jane, gje qe me fjale te tjera do te thote se shoqeria dhe individi jane te detyruar te paguajne tatim mbi te ardhurat personale dhe kontribute te sigurimeve shoqerore e shendetesore per nje page te pa marre ne fakt. Kjo eshte nje shkelje flagrante, qe bie ne kundershtim edhe me Kushtetuten e vendit, e cila ne menyre eksplicite ka percaktuar se, askush, perveçse me ligj, nuk mund te kerkoje pagimin e tatimeve dhe te taksave. Ne te njejten linje me kete eshte gjithashtu edhe zbatimi ne praktike i çmimeve te references ne dogana (ku referimi ne keto çmime, praktikisht mbisundon mbi çdo menyre tjeter vleresimi te vleres doganore, per efekt te llogaritjes se detyrimeve doganore te mallrave te importuara).

Po me te njejten logjike dhe ne te njejten linje shkon edhe udhezimi i para pak koheve i ministrit te Financave, i cili percakton çmimet e shitjes se apartamenteve te banimit per efekt te llogaritjes se tatimit mbi te ardhurat personale, qe duhet te paguajne personat individe qe shesin apartamente. Absurdi ne kete udhezim arrin deri atje sa çmimi i shitjes se nje apartamenti banimi brenda nje zone te caktuar eshte i njejte, si per apartementet e ndertimit te ndertuara para vitit 1990 ashtu edhe per ato te ndertuara gjate viteve te fundit. Mbi te gjitha, per apartamentet e banimit, te ndertuara para vitit 1990, eshte vendosur nje çmim i tille i larte, qe nuk i pergjigjet çmimit real te tregut. Pra, nje individ, i cili do te shese apartamentin e tij te vjeter, te ndertuar para vitit 1990 dhe te perfituar nga privatizimi i apartamenteve te banimit, do te paguaje tatimin mbi te ardhurat personale per kalimin e te drejtes se pronesise prej 10%, te llogaritur mbi te gjithe çmimin minimal te shitjes te percaktuar nga udhezimi i ministrit te Financave, i cili eshte me i larte nga çmimi real i tregut, pra me i larte nga sa ne fakt individi e ka shitur apartamentin. Duke patur parasysh ketu faktin qe tatimi llogaritet mbi diferencen midis çmimit te shitjes dhe çmimit te blerjes, faktin se ne kete rast tatimi do te llogaritet dhe paguhet mbi te gjithe vleren (pasi individi ka paguar ne blerje nje shume simbolike kur e ka perfituar apartamentin nga privatizimi) si dhe faktin qe çmimi i shitjes do te jete me i larte nga sa eshte çmimi real i shitjes (per shkak te çmimit minimal te shitjes te vendosur ne udhezimin e ministrit te Financave), del shume qarte se ndaj ketyre individeve behet nje padrejtesi e rende. Eshte e qarte se edhe ne kete rast, si dhe ne rastin e takses se sheshte mbi pagat, goditen me rende, shtresat me te ardhura me te pakta, pasi siç dihet ne keto apartamente ka mbetur pjesa e varfer e shoqerise.   

 
Lista pa fund e çmimeve reference

Referencat

Nuk kemi te bejme me nje rast te shkeputur e sporadik, por me nje prirje te dukshme per te nderhyre ne menyre brutale dhe te padrejte mbi fatin e biznesit

Dhe sikur te mos mjaftonin te gjitha keto, sipas disa te dhenave, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve po punon per miratimin e nje liste te pafund çmimesh per mallra e  artikuj te ndryshem, ne menyre qe ato te perdoren nga administrata tatimore per kryerjen e kontrolleve tatimore dhe llogaritjen e detyrimeve tatimore te shoqerive tregtare. Me fjale te tjera, po punohet qe edhe per shitjet ne tregun e brendshem te veprohet si ne dogana, me çmime reference. Se sa absurde do te ishte kjo, kete gjithkush e ka te qarte, po te kete parasysh ate se çfare ndodh praktikisht me çmimet, te cilat jane aq dinamike sa, per te njejten cilesi te mallit ato ndryshojne ne menyre te vazhdueshme edhe brenda te njejtes dite, pa folur pastaj qe cilesia e te njejtit lloj malli eshte e larmishme dhe ndryshon ne vartesi te prodhuesve apo te tregjeve nga vijne.

Te gjitha keto flasin hapur per faktin se nuk kemi te bejme me nje rast te shkeputur e sporadik, por me nje prirje te dukshme per te nderhyre ne menyre brutale dhe te padrejte mbi fatin e biznesit. Eshte e qarte se kjo prirje nuk bazohet as ne parimet e teorise fiskale dhe as ne praktikat me te mira te vendeve te tjera (pasi nuk ka te tilla), por vetem ne nje mentalitet te prapambetur, te cilit i ka ikur koha prej vitesh edhe ne vendin tone.   

Te pretendosh te vendosesh, ne menyre te centralizuar dhe te fiksuar, çmimet per te gjithe nomeklaturen e mallrave, apo disa parametra te tjere, mbi bazen e te cileve te behet llogaritja dhe kontrolli i detyrimeve tatimore, ne kushtet e ekonomise se tregut, eshte plotesisht jashte kohe, kthim mbrapa, centralizim ekstrem, arbitraritet i pakuptimte dhe cenim i çdo parimi te tregut te lire. Nje gje e tille eshte e mundur te funksionoje vetem ne ekonomite e planifikuara, ku çmimet e mallrave, cilesia e tyre, normativat e harxhimit te materialeve, rendimenti i punes, numri i punonjesve, teknologjia, çmimi i punes, mekanizimi i punes etj., jane te fiksuara, te kontrolluara dhe te pandryshueshme. Eshte e vertete qe, shkalla e pranimit te tatimeve ne vendin tone eshte e ulet. Shume biznese nuk kane ndergjegjesimin e duhur per te vetedeklaruar dhe paguar vertetesisht te gjitha detyrimet e tyre tatimore dhe per kete shkak konkurrojne ne menyre te pandershme bizneset e tjera qe e bejne kete. Kapacitetet administrative te administrates tatimore per te ushtruar kontrolle efikase dhe te paanshem jane teper modeste. Por, nga ana tjeter, zgjidhja per situaten, nuk duhet kerkuar ne vendosjen e çmimeve te kontrolluara. Zgjidhja, gjithashtu nuk mund te jete e shpejte, ajo kerkon perpunimin e strategjive te qarta, afatgjata dhe largpamese. Bota e perparuar prej shume kohesh ka zbatuar dhe kete po e kerkon me force edhe nga vendi yne, nepermjet asistences se vazhdueshme te saj, zgjidhjen qe kalon neper dy rruge kryesore, ne rrugen e rritjes se shkalles se pranimit te tatimeve dhe ne rrugen e permiresimit dhe forcimit te kontrollit fiskal. Sigurisht, ne keto dy rruge po ecen edhe vendi yne, megjithese jo me ritmin e duhur dhe as me cilesine e kerkuar, ose duke e shoqeruar procesin me zgjidhje te tipit “vendosje ne menyre te centralizuar e te kontrolluar te çmimeve”. Por nderkohe, si nje zgjidhje e perkohshme per momentin, une mendoj se mund te punohet paralelisht edhe ne nje rruge tjeter te ndermjetme. Nuk do te ishte e njejta gje, vendosja ne menyre te centralizuar e te kontrolluar e çmimeve per te gjithe nomenklaturen e mallrave e te sherbimeve (siç po behet), me vendosjen e disa parametrave te tjere orientues minimal fiskal, poshte te cileve te mos lejohej te zbriste asnje shoqeri apo person. Ne kete menyre do te garantohesh qe, shoqerite apo personat qe mashtrojne rende te mos kene me mundesi ta bejne nje gje te tille, qe tregu pergjithesisht te karakterizohet nga nje konkurrence me e drejte dhe e ndershme, dhe se fundmi, qe administrimi i tatimeve ne pergjigthesi dhe kontrolli tatimor i administrates ne veçanti, te behej me i lehte dhe efikas.       

Ekonomia shqiptare, qe prej fillimit te viteve 90-te, eshte futur ne rrugen e pakthyeshme te zhvillimit te saj sipas parimeve te ekonomise se tregut te lire. Kuptohet, kjo do te jete nje rruge e gjate dhe e veshtire, qe do te shoqerohet ne menyre te vazhdueshme me shume probleme e sfida, gjate te ciles nuk do te mungojne sukseset por as edhe deshtimet. Nje rol percaktues ketu, sigurisht, do te kete edhe shteti me politikat e tij te nderhyrjes ne ekonomi, te cilat sa here dhe sa kohe qe do te jene te pamatura, te pastudiuara e te ndikuara nga mentaliteti i vjeter i centralizmit, do te shoqerohen me frenimin e zhvillimit ekonomik te vendit dhe me pasoja te tjera te padeshiruara. 

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.