Mbi 1.2 milion euro taksa nuk i kanë paguar biznese të fuqishme doganave të Kosovës, duke i shkelur kështu me “dy këmbë” Autorizimet për Depo Doganore. Vetëm brenda periudhës tremujore Doganat kanë iniciuar procese kundërvajtëse ndaj 8 bizneseve, të cilat kanë shitur mallra në vlerë prej rreth 2.2 milionë eurosh, përderisa vlera e taksave të papaguara nga këto kompani arrin në 1 milion e 284 mijë e 328 euro.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës tha se se disa subjekte tregtare nuk i kanë respektuar kushtet e autorizimit dhe për të cilat është iniciuar procesi për kundërvajtje doganore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.