Banka Kombëtare Tregtare është tashmë banka më e madhenë vend, sipas aktiveve, duke lënë pas Raiffeisen, që historikisht mbante këtë pozicion.
Të dhënat janë bërë të ditura nga statistikat tremujore të Shoqatës së Bankave.
Aktivet e BKT-së në fund të gjashtëmujorit të parë 2014 arritën në 287 miliardë lekë, nga 272.5 miliardë lekë në fund të vitit 2013, me një rritje prej 5.6%.
Në të kundërt, aktivet e Raiffesen vijuan tkurrjen, duke zbritur në 273 miliardë lekë në qershor 2014, nga 290.5 miliardë lekë në dhjetor 2013 (tkurrje prej 5.6%).
Prej mëse dy vitesh, , Raiffesen Bank po ndjek politikën e tkurrjes së aktivitetit në Shqipëri, që është shoqëruar me frenim të kreditimit, (elementi kryesor që ka ndikuar në uljen e aktiveve) dhe rënie të depozitave, ndërsa banka është tërhequr dhe nga tregu i letrave me vlerë të qeverisë. Banka mëmë, me qendër në Austri ka orientuar të gjitha degët e saj në Europën Qendore e Lindore të ulin ekspozimin e tyre dhe rrezikun në këto tregje, i njohur si procesi i levës financiare (deleverage).
Në renditjen sipas aktiveve, e treta është Intesa San Paolo, e ndjekur nga Credins e më pas vijnë Tirana Bank e Alpha.