BlackBerry ka prezantuar javën e shkuar tabletin më të ri, me sigurinë më të lartë, të dizajnuar për klientët qeveritarë apo edhe biznese të mëdha.
Ky është tableti i dytë i krijuar nga kjo kompani, paraardhësi i të cilit u prezantua në vitin 2011. Playbook u përpoq sakaq që të “luftonte” me Apple dhe Samsungun, betejën e parë me dy gjigantët e tregut ndërkombëtar e humbën sakaq në vitin 2011. Por, ekspertë të teknologjisë, deklarojnë se ky model i ri është i “denjë” për këtë “luftë”.
Tableti i ri i BlackBerry-t quhet SecuTablet dhe është i bazuar në tabletin Samsung Galaxy Tab S10.5. SecuTablet ka 16GB hapësirë të brendshme dhe ka rrjetin LTE. SecuSmart, nën kompaninë e BlackBerry, ka krijuar disa mikrokarta të veçanta që ruajnë të dhënat dhe mundësojnë zgjerimin e hapësirës.
Ndërkohë kompania ka njoftuar se tableti i bazuar në atë të Samsungut është krijuar për të mbrojtur qeveritarët dhe kompanitë nga sulmet kibernetike.