Telefoni i ri, BlackBerry Motion, ka një dizajn mjaft elegant. Në ndryshim nga shumë telefona të muajve të fundit, smartphone i kompanisë kanadeze i ruan kornizat.
Edhe pse ato janë reduktuar ndjeshëm, veçanërisht në pjesën e sipërme të ekranit, ku korniza ndan vetëm speaker nga sensorët e fotokamerës nga ekrani. BlackBerry e ka realizuar pajisjen në bashkëpunim me kompaninë kineze TLC.
Pavarësisht disa karakteristikave teknike ndoshta jo nga më të mirat të momentit dhe një dizajni jo tërësisht të revolucionarizuar, pikat e forta të telefonit janë Certifikata IP67 (rezistent ndaj ujit dhe pluhurit) dhe një bateri që siguron 30 orë përdorim.
Karakteristika teknike
Sa u përket karakteristikave teknike, BlackBerry Motion ka procesor Snapdragon 625, suportuar nga 4GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Bateria është 4000 mAh. Ekrani, 5.5 inç me rezolucion 1920 x 1080 dhe me densitet piksel baras 402 ppi. Sektori fotografik është i përbërë nga një sensor i pasmë 12 megapiksel, me flash dual – tone dhe video në 4K. Ndërsa kamera e përparme është 8 megapiksel dhe ka një software të ideuar për selfie.
Pajisja ka edhe një sensor për skanimin e gjurmëve dixhitale. Për momentin BlackBerry Motion gjenden veç në tregun e Lindjes së Mesme, si në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Por shumë shpejt do të vijë edhe në Europë. Çmimi: 400 euro.
Duhet thënë se tek modeli i ri mungon tastiera klasike fizike dhe KEYone. Tastiera është zëvendësuar nga një buton Home shumëfunksional, që është realizuar me logon e kompanisë kanadeze.
Tek telefoni i ri BlackBerry Motion gjejmë edhe portën për kufje 3,5 milimetra. Kjo është një zgjidhje që kohën e fundit shumë kompani janë duke e braktisur në favor të kufjeve wireless. Megjithatë, ato mbeten një alternativë që përdoruesit e vlerësojnë gjithmonë.