Gjithnjë me tastierë
BlackBerry provon sërish dhe veçoria është tastiera fizike. Dje, kompania në pronësi të kinezëve TLC prezantoi Athena, modelin e ri pas KeyOne që doli në shkurt të vitit 2017. Siç shihet në këto foto, forma është hibride.
Sipër gjejmë një ekran (18:9) të ngjashëm me atë të shumë smartphone-ve të tjerë. Poshtë ekranit është tastiera Qwerty.
Të mos harrojmë që kompania synon gjithnjë mbi këtë veçori të sajën, për mundësinë për të shkruar në smartphone si në kompjuter, në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë (për të shkruar një email apo dokumente të vogla).
I hollë dhe elegant
Duke gjykuar nga pamja e jashtme, ky telefon i ri është më i hollë se KeyOne, ngjyra e zezë e bën më elegant dhe “business”. Në pjesën e pasme, janë dy fotokamera, një karakteristikë tashmë e padiskutueshme edhe për telefonat me një çmim mesatar.
Ndoshta në fund të vitit…
Gjithnjë duke gjykuar nga pamja e jashtme, shohin USB C, për karikimin. Për momentin është e pamundur të dimë nëse Athena, ose siç quhet ndryshe KeyTwo, do të ketë rikarikimin wireless.
Modeli Athena ka edhe portën 3,5 milimetra për kufjet, një karakteristikë që tashmë po zhduket nga shumë smartphone. Nuk dihet ende data e daljes, por flitet për fundin e vitit ose në shkurt të 2019-s.
Burimi: Corriere della Sera