Qendret tregtare dhe dyqanet gjermane po ‘dynden’ nga blerësit ndërkombëtare me ritmin më të shpejtë që nga viti 2007 edhe pse blerjet online joshin klientët të qëndrojnë larg nga dyqaneve të vendit.
Pothuajse 6 miliard euro (6.7 mld dollarë) të pronave të shitjes me pakicë janë blerë nga investitorë të huaj në gjysmën e parë të këtij viti, rreth tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2014, sipas një vlerësimi të BNP Paribas Real Estate. Shitjet e dyqaneve ranë 1 për qind vitin e kaluar dhe janë parashikuar të bien sërish në vitin 2015, sipas GFK Group SE, hulumtues për tregutn.
Rëniet në shitje dhe shenjat se rritja e qerasë po ‘satnjon’ nuk po i frenojnë investitorët deri më tani. Blerësit e pronave të shitjes me pakicë në Gjermani po fitojnë yielde prej më shumë se 3.5 për qind, në krahasim me më shumë se 2 për qind në Britani të Madhe, në bazë të BNP Paribas. Investitorët përfshirë Blackstone Group LP dhe Colony Capital Inc. po tërhequr nga ekonomia e qëndrueshme e vendit, financimi i lirë dhe një nga tregjet më të mëdha të Evropës, me shitje me pakicë prej 408 mld euro vitin e kaluar.
Në tregun me qera po shfaqen shenja se tregu gjason ta rimarrë veten, me qiranë e përkohshme, e cila u rrit në një rekord në vitin 2014, duke humbur vrullin dhe që gjason ta përfundojë këtë vit me pak ndryshime, në bazë të BNP Paribas.
Shumë investitorë po blejnë supermarkete dhe qnedra të dyqaneve me pakicë, të cilat janë më të lirë dhe më rezistentë ndaj kërcënimit në internet, tha Krechky.