Autoriteti i Prokurimit Publik, duke hapur procedurat e tenderave në fushën e blerjeve të pajisjeve të zyrave dhe orendive, i ka tërhequr vëmendjen autoriteteve kontraktore që të jenë të kujdesshëm me detajet e Marrëveshjes Kuadër që duhet të respektojnë, si dhe afatin deri në 22 prill.
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.82, datë 14.2.2018 “Në ngarkim të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, i ndryshuar, në cilësinë e organit qendror blerës është ngarkuar për zhvillimin e procedurave të prokurimit, për mallrat dhe shërbimet e miratuara në pikën 1 të këtij vendimi.
ABP ka unifikuar specifikimet teknike dhe çmimet për njësi, për objektin e prokurimit: “Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash”. Me që1lim publikimin dhe zhvillimin pa vonesa të procedurave të prokurimit nga ana e Organit Qëndror Blerës, njoftojmë të gjitha autoritetet kontraktore zbatuese të VKM 82/2018, i ndryshuar, si vijon: 1. Autoritetet kontraktore duhet të dërgojnë pranë ABP, sa më shpejt por jo më vonë se data 22 Prill 2019, të dhënat teknike e sasiore, fondin përkatës për mallrat që do të prokurohen nëpërmjet Marrëveshjes Kuadër, për këtë objekt prokurimi.
- Autoritetet kontraktore, për ketë objekt prokurimi duhet të dërgojnë kërkesë të veçanta me shkrim dhe në format elektronik, ku të përcaktohen: objekti i prokurimit, afati dhe fondi i maraveshjes kuadër (pa TVSH).
- Kërkesa e veçantë për objektin e prokurimit, me dokumentacionin e të dhënat e plota, si vijon:
a) Parashikimi i afatit dhe përllogaritja e fondit të marreveshjes kuadër (pa TVSH). Sqarojmë se, autoritetet kontraktore, duhet të dërgojnë kërkesat për prokurim nëpërmjet marrëveshjes kuadër me afat të paktën 1 vit dhe në cdo rast, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër që do të dërgohet në organin qëndror blerës, duhet t’i referohet Planifikimit Buxhetor Afatmesëm (PBA) të autoritetit kontraktor;
b) Sasia dhe çmimi / njësi (pa TVSH), të plotësohen sipas tabelës së dërguar nga ABP;
c) Specifikimet teknike dhe termat e referencës, të hartuara nga të paktën 1 specialist fushe, për artikuj shtesë të cilët nuk janë të unifikuar nga ABP
ç) Grafiku i lëvrimit të mallrave dhe/ose zbatimit të shërbimeve në lidhje me to;
d) Të dhënat e kontaktit për personin /personat pergjegjës për prokurimin ne autoritetin kontraktor
Nga organi qëndror blerës ABP janë marrë masat për dërgimin e informacionit të mësipërm autoriteteve kontraktore subjekte të zbatimit të VKM 82/2018, i ndryshuar (në rrugë shkresore dhe në adresat e-mail të Sekretareve të Përgjithshëm të Kryeministrisë dhc Ministrive). ABP do të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik në çdo rast kur konstaton mosrespektimin e afateve kohore të saktësuara në këtë njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.