Cilat janë bankat ku mund të drejtohesh për të marrë kredi? Sa është afati dhe shuma maksimale për kredinë e marrë? Sa janë interesat që ato ofrojnë? Gjithçka që duhet për tu bërë pronar i një shtëpie të re edhe kur nuk i ke të gjitha paratë e nevojshme. Natyrisht që kjo zgjedhje ka një kosto shtesë, diku paguan më pak interesa, diku më shumë. Mundësitë janë, mjafton të dish të zgjedhësh.Përgjithësisht, bankat nuk financojnë krejt blerjen e banesës. Ato financojnë nga 60% deri në 70% të vlerës së apartamentit. Si hipotekë përgjithësisht kërkohet shtëpia, që do të blihet. Afatet e kredisë luhaten nga 2 në 20 vjet. Interesat, në lekë, luhaten nga 14-17%, 5% deri në 9.55% për dollarin dhe 7-10% për euron. Në disa raste banka të kërkon të sigurosh edhe jetën. Përveç interesit duhen paguar dhe disa shpenzime të tjera administrative për përgatitje dokumentash, si edhe një komision për vlerësimin e shtëpive. Sigurisht që nuk është shumë lirë të marrësh një kredi për blerje apartamenti. Por është një alternativë.BKT: Kredi për apartamente të reja dhe të vjetraTë gjithë personat e punësuar apo të vetpunësuar kanë të drejtë të paraqiten përpara sporteleve të Bankës Kombëtare Tregtare për të kërkuar kredi për të blerë një apartament, të vjetër ose të ri. Nëpër sportele mund të paraqiten të gjithë, por vetëm atyre që plotësojnë kushtet e bankës, iu akordohet kjo kredi. Në rast se personat janë të punësuar diku, ata duhet të paraqesin vërtetimin e pagës, të marrë tek punëdhënësi si edhe të gjitha dokumentat ligjore të nevojshme si vërtetimi nga gjykata, prokuroria, Ministria e Drejtësisë, Zyra e Përmbarimit, nga Minibashkia, në të cilën personi figuron i regjistruar si edhe një çertifikatë familjare. Për të gjithë ata që janë të vetpunësuar kërkohen fotokopjet e licencës së aktivitetit që kanë, fotokopjet e vendimit të gjykatës, vërtetimi nga Tatim-Taksat dhe nga Sigurimet Shoqërore, në të cilin saktësohet se ata nuk kanë detyrime të pashlyera si edhe të gjitha dokumentat individuale që kërkohen në rastin e një të punësuari. Në të gjitha rastet të ardhurat familjare duhet të jenë sa trefishi i këstit mujor që duhet paguar. Pasi dorëzohen të gjitha dokumentat e kërkuara ato shqyrtohen nga ana e bankës dhe vetëm më pas merret vendimi për dhënien ose jo të kredisë.Kredi për apartamente të reja….Për të gjithë personat që dëshirojnë të blejnë një apartament të ri, banka ka lidhur marrëveshje me disa firma ndërtimi në Tiranë dhe në Durrës, për klientët e të cilave ajo afron kritere preferenciale. Për ata që blejnë shtëpi në një nga firmat me të cilat banka ka lidhur marrrëveshje afati i maturimit të kredisë është më i gjatë, 10 vjet, normat e interesit që duhen paguar janë deri në 2% më të ulëta dhe si kolateral (garanci) lihet shtëpia që do të blihet. Nëse për klientët normalë kohëzgjatja e një praktike shkon katër javë, për klientët e firmave të ndërtimit, bashkëpunëtore të bankës praktikat zgjatin 2-4 javë. Për të marrë këto lloj apartamentesh nuk duhet kolaterali pasi ato janë të pahipotekuara, por mjafton të çohet kontrata e sipërmarrjes midis klientit dhe shoqërisë dhe nuk duhet kolateral shtesë. Pas miratimit të kredisë lëshohet një deklaratë nga banka duke u bazuar natyrisht në vlerat e tregut. Afati i maturimit të kredisë për klientët preferencialë është 10 vjet, ndërkohë që për klientët e tjerë për kreditë në lekë është 10 vjet kurse për ato në valutë është 5 vjet.Interesi llogaritet mbi bazën e principalitPërsa i përket normave të interesit, që duhen paguar, ato luhaten 6-8 pikë përqind mbi Liborin dhe Euriborin për kreditë në valutë, duke pasur parasysh faktin që ato janë më të ulëta për klientët e firmave me të cilat banka ka lidhur kontratë. Përsa i përket kredive në lekë normat e interesit luhaten nga 5-6 pikë përqind mbi yield-in (norma e interesit) e bonove të thesarit. Për të gjitha rastet banka financon nga 60-65% të vlerës së aparatamentit. Vlerësimi bëhet në bazë të kushteve të tregut nga ana e vetë bankës kundrejt një pagese prej 70 usd. Shuma më e lartë e kredisë, që mund të jepet nga banka, ka vlerën 100 mijë usd ose ekuivalentin në monedhë tjetër.Shembull: Për dikë që do të blejë një apartament me një vlerë prej 50 mijë euro, me një sipërfaqe prej 100 m2, për të cilin norma e inetersit është 6%, banka financon një vlerë deri në 30 mijë euro dhe këstet janë fikse. Në këtë rast klienti duhet të paguajë 367 euro në muaj, kurse interesi llogaritet mbi pjesën e mbetur të principalit. Me këtë mënyrë pagimi, klienti fillimisht shlyen detyrimin e interesit, i cili vjen duke zbritur dhe në periudha të mëvonshme shlyen detyrimin për principalin, i cili vjen duke u rritur. Kredi edhe për rregullime shtëpiePërveç financimit për blerjen e apartamenteve të reja apo të vjetra, BKT financon edhe rregullime apartamentesh apo shtëpish. Dokumentat që duhen për të përfituar një kredi të tillë janë të njëjta me ato të blerjes së apartamentit dhe kohëzgjatja e procedurave është e njëjtë. Investimi maksimal për këtë lloj kredie është 20 mijë usd ose ekuivalenti në monedhë tjetër. Sidoqoftë vlera e kredisë së marrë nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e vlerës së apartamentit. Afati maksimal i maturimit të kredisë është 5 vjet dhe normat e interesit janë njësoj si ato për blerjen e shtëpisë. Personat e inetresuar duhet të bëjnë një preventiv të shpenzimeve dhe banka financon deri në 70-80% të preventivit. BASH, Pas një pauze, rifillon në shtator të japë kredi për shtëpiMe fillimin e muajit shtator të gjithë të interesuarit për të marrë kredi për shtëpi në Bankën Amerikane të Shqipërisë, mund të paraqiten në sportelet e saj për ta kërkuar atë. Kjo bankë, përveç kredive për blerje apartamenti, jep edhe kredi për rikonstruksione apo për mobilime apartamentesh. Afati i shlyerjes së kredisë shkon deri në 10 vjet dhe interesat luhaten në varësi të afatit të maturimit. Për kreditë që merren në lekë interesi që duhet paguar është 15-16%, për kreditë në euro interesi që duhet paguar është 8-9%, ndërkohë që për ato në dollarë interesi shkon deri në 9-10%. Dokumentat e kërkuara për marrjen e kredive janë të njëjta me ato të bankave të tjera dhe të ardhurat familjare duhet të jenë të tilla që jo më shumë se 60% e tyre të shkojnë për shlyerje kredie. Natyrisht si të gjitha bankat e tjera që japin këto lloj kredish, BASH nuk financon të gjithë vlerën e apartamentit, por pasi bën vlerësimin e tij sipas vlerës së tregut (kundrejt një pagese prej 300 usd për shpenzimet operative) financon deri në 70% të vlerës së apartamentit. Shuma maksimale e një kredie, që mund të jepet, luhatet nga 10-80 mijë euro dhe si garanci lihet shtëpia, që do të blihet ose ndonjë pronë tjetër. BKG, afate të favorshme maturimiBanka Kombëtare e Greqisë kohët e fundit e ka rritur ndjeshëm volumin e kredive të dhëna për shtëpi. Janë të shumtë ata që kanë marrë kredi për blerje apartamentesh. Kuptohet që kërkesat mund të jenë të mëdha, por banka nuk jep kredi më të larta se 100 mijë usd. Afati i maturimit të kredisë në këtë bankë është nga më të favorshmit (së bashku me Bankën Alpha), krahasuar me bankat e tjera. Ai luhatet nga 17-20 vjet, ndërkohë që bankat e tjera afatin maksimal të maturimit e kanë deri 15 vjet. Klientët që marrin kredi në lekë duhet të paguajnë një interes prej 14%, ata që marrin kredi në euro duhet të paguajnë 7.8% dhe ata që marrin kredi në usd duhet të paguajnë 8.9%. Ata që do të zgjedhin këtë bankë për të marrë kredinë do të mund të marrin deri në 70% të vlerës së apartamentit. Për hapjen e praktikës për kredi banka kërkon të gjitha dokumentat që kërkojnë dhe bankat e tjera. Kështu kërkohet, dokumenti i identifikimit, çertifikata familjare, vërtetime mbi situatën financiare të kredikërkuesit, dokumentat ligjore (vërtetimet në gjykatë, prokurori, Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurimet Shoqërore) dokumenta garancie si edhe hipotekën që duhet lënë. Zakonisht kërkohet apartamenti i cili do të blihet. P.sh., në rast se dikush do të kërkojë të blejë një apartament me vlerë 50 mijë euro, ai mund të marrë deri në 70% të vlerës së apartamentit (që banka do ta vendosë sipas vlerës së tregut), dmth do të marrë deri në 35 mijë euro. Këtë shumë klienti do ta shlyejë për 17 vjet dhe kësti mujor që duhet paguar është 476 euro. Për të përballuar këtë kredi, huamarrësi duhet të ketë një të ardhur familjare mujore prej 1360 eurosh.BPC, Jep kredi deri në 200 mijë euroJe i punësuar me rrogë apo je privat? Banka ProCredit të jep kredi për shtëpi në të dyja rastet, vetëm procedura ndryshon. “Edhe kur plani i investimit është shtëpia, analiza që kryhet është e njëjtë si kredia për biznes”, shpjegojnë burime të Bankës ProCredit.Nëse je me rrogë…Kur kredikërkuesi është i punësuar me rrogë, specialistët e Bankës bëjnë një analizë të burimit të të ardhurave. Në këtë analizë shikohet se sa kohë ka klienti që merr rrogën e deklaruar, vlerësimi i rrezikut të vendit të punës (sa kohë mund të vazhdojë klienti në atë punë), aftësia e tij për të filluar një punë me të njëjtat të ardhura, nëse humbet vendin e punës etj. Më pas radhën e ka plani i investimit. Banka financon 70% të vlerës së apartamentit. Por, shpjegojnë burimet e BPC, kjo përqindje nuk është absolute. Në raste të veçanta, pas një analize të thellë, mund të financohet dhe më shumë se 70% e vlerës së apartamentit. Shuma maksimale e kredisë për shtëpi është 200 mijë euro. Interesi fillestar (në lekë) është 14%, ndërkohë për euron dhe dollarin është 8%, por mund të bëhen ulje në rastet kur punëdhënësi bëhet garant, apo kredimarrësi ofron hipotekë 150% të shumës së kredisë, ose paga e tij transferohet në llogari rrjedhëse pranë BPC. Duhet paguar dhe një komision fillestar prej 2% të shumës që merret kredi, i cili rimbursohet nëse asnjë këst nuk është paguar me mbi 15 ditë vonesë deri në fund të afatit të shlyerjes. Sa duhet të jenë të ardhurat për të marrë një kredi për shtëpi tek BPC? Jo më shumë se 50% e të ardhurave disponibël të familjes duhet të shkojnë për shlyerjen e kredisë. Klienti duhet të ketë një vit përvojë pune me atë nivel të ardhurash që paraqet; të mos jetë më i madh se 55 vjeç, të jetojë me familjen. Kur blihet një pasuri, të paktën 1/3 e vlerës duhet të paguhet nga klienti. Afati i kredisë luhatet nga 2 në 10 vjet. BPC është e vetmja bankë, e cila kredi për një shumë më të madhe prej 200 mijë eurosh, ndërkohë që bankat e tjera ofrojnë maksimumi deri në 100 mijë euro.BA, Interesat më të favorshme në tregPër të blerë një shtëpi të përfunduar, apo për të prenotuar një shtëpi mund të drejtohesh tek Banka Alpha. Financohen të dy llojet e kontratave, shitblerje (blerje apartamenti të përfunduar), apo sipërmarrje (blerja paraprake e një shtëpie, që nuk ka përfunduar së ndërtuari). Këstet mujore që duhen paguar janë fikse, ndërkohë që interesi llogaritet gjithmonë mbi principalin e mbetur. Për kreditë në lekë BA kërkon një interes prej 14%, për kreditë në euro kërkon një interes prej 7-9% dhe për ato në valutë 5-6%.Për kontratat e shit-blerjes, si hipotekë pranohet vetë shtëpia, që do të blihet. Për kontratën e sipërmarrjes duhet një hipotekë tjetër, që të mbulojë 130-140% të kredisë. Në rastin e kontratës së sipërmarjes financimi i bankës në çdo këst është sipas pjesëmarrjes së paracaktuar. Shuma maksimale e kredisë arrin deri në 100 mijë euro dhe afati i maturimit të kredisë luhatet nga 5-20 vjet. Të ardhurat personale ose familjare të nevojshme për të marrë shumën maksimale të kredisë duhet të jenë mbi 600 USD në muaj. Rroga verifikohet direkt nga punonjësit e bankës tek Sigurimet Shoqërore. Përparësi në dhënien e kredive kanë klientët e bankës, por natyrisht përfitojnë edhe ata, që pas marrjes së kredisë bëhen klientë të bankës. Si garanci të nevojshme, banka pranon hipotekën e apartamentit apo dyqanit, që do të blihet ose rikonstruktohet. Në disa raste mund të kërkohet dhe sigurimi i pronës. Është e nevojshme, shpjegojnë burimet e bankës, që kredikërkuesi të sigurojë jetën. Kjo është një masë paraprake, në rast se klienti humb jetën, pasi do të jetë shoqëria e sigurimeve ajo që do të paguajë pjesën e mbetur të detyrimit ndaj bankës. Banka Emporiki-Shqipëri, kredi për të gjithëBanka Emporiki-Shqipëri (ish-Banka Tregtare e Greqisë, Shqipëri), ka pak kohë që ka filluar dhënien e kredive për shtëpi. Megjithatë, numri i kredive të dhëna për këtë qëllim është i konsiderueshëm. Banka financon kredi me një vlerë maksimale deri në 150 mijë USD dhe me një afat maturimi maksimal prej deri në 15 vjet. Interesi që paguhet llogaritet mbi bazën e interesit në tregun ndërkombëtar duke i shtuar 6-8.5 pikë përqind. Si garanci në këtë bankë duhet lënë shtëpia që do të blihet. Vlera e garancisë së kërkuar është 150% e shumës së kredisë. Në të gjitha rastet banka nuk financon më tepër se 70% të vlerës së shtëpisë. Në rast se personat janë të punësuar diku, ata duhet të paraqesin vërtetimin e pagës të marrë tek punëdhënësi si edhe të gjitha dokumentat ligjore të nevojshme si vërtetimi nga gjykata, prokuroria, Ministria e Drejtësisë, Zyra e Përmbarimit, Minibashkia në të cilën personi figuron i regjistruar si edhe një çertifikatë familjare. Për të gjithë ata që janë të vetpunësuar kërkohen fotokopjet e licencës së aktivitetit që kanë, vendimit të gjykatës, vërtetimi nga Tatim-Taksat dhe nga Sigurimet Shoqërore, në të cilin të saktësohet që ata nuk kanë detyrime të pashlyera si edhe të gjitha dokumentat individuale, që kërkohen në rastin e një të punësuari. BNT, e para bankë që ofroi kredi për shtëpiBanka Ndërkombëtare Tregtare është banka e parë private, e cila ofroi për herë të parë në Shqipëri kreditë për shtëpi. Banka jep kredi me një afat maturimi deri në 10 vjet dhe financon deri në 60% të vlerës së apartamentit. Për kredinë, që do të japë, banka kërkon si garanci shtëpinë që do të blihet. Ndërsa, interesi i kërkuar për lekun është 14.5% dhe për dollarin 9.55%. Dokumentat e nevojshme për marrjen e kredive janë të njëjta si për të gjitha bankat e tjera. BBSH, e re në këtë drejtimBanka e Bashkuar e Shqipërisë është banka e fundit në radhën e bankave që japin këtë lloj kredie, përsa i përket kohës në të cilën e ka filluar këtë aktivitet. Ndoshta me këtë ka lidhje edhe afati maksimal i maturimit të kredive, të cilin e ka më të shkurtrin nga të gjitha bankat, deri në 7 vjet. Përsa i përket garancisë së kërkuar, ajo duhet të jetë sa 150% e vlerës së kredisë. Kurse, përsa i përket të ardhurave, jo më pak se 40% e tyre duhet të shkojë për shlyerjen e këstit të kredisë. Të gjithë klientët që marrin kredi në këtë bankë duhet të paguajnë një interes prej 15-17% për kreditë e marra në lekë. Për kreditë në valutë interesi që duhet paguar është 7.5 pikë përqind mbi interesin në tregun ndërkombëtar. BKSh, së shpejti kredi për shtëpiBanka e Kreditit e Shqipërisë së shpejti pritet të fillojë dhënien e kredive për shtëpi. Deri tani nuk është caktuar ende data se kur do të fillojnë ta ofrojnë këtë shërbim, por punonjësit e kreditit të saj shprehen se kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Mirdita un jetoj ne shtetin zvcirjan a me takon nje kredi punojm me gruan 2 femi e ardhja jon 130000 Fr ne vit