Blloqet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë prodhuar 640 megavat orë energji elektrike.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha se janë duke iu përmbajtur me përpikëri planifikimeve për prodhimit e energjisë elektrike. Që pas privatizimit të rrjetit shpërndarës, KEK-u nuk ka detyrime për furnizim me energji elektrike.
“Nga privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit, sipas licencës detyrim për furnizimin e konsumatorëve, pavarësisht burimit i takon furnizuesit publik KEDS/KESCO”, tha z.Bucolli.
Sipas tij, edhe pse ka vështirësi, blloqet e vjetruara po ia dalin të prodhojnë energji falë angazhimit nga ana e menaxhmentit dhe punëtorëve të KEK-ut.
“Duke u bazuar në marrëveshjet kontraktuale me KEDS/KESCO, për kundër faktit të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, gjithnjë falë përkushtimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, edhe në këto moment jemi duke realizuar prodhimin konformë planifikimit”, tha ai.
Sipas tij, moti i keq dhe temperaturat e ulëta, kanë shfaqur probleme të pa evitueshme në bllokun A4 të Termocentralit “Kosova A”.
“Kemi ngritur kapacitetet në blloqet e tjera dhe prapë kemi arritur prodhimin në mbi 85% të planifikimit edhe për këtë ditë”, tregon zëdhënësi Bucolli. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.