Pas më shumë se një viti kërkimesh kompania e konsultimit “ Bloom Consulting” ka realizuar renditjen për market për vitin 2013. Sipas “Bloom Consulting Country Brand Ranking © 2013”, në Europë, marka shqiptare renditet në vendin e 31- në turizëm dhe në vendin e 34 në tregti. Studimi ka marrë në konsideratë dy dimensione: turizmin dhe tregtië. Rezultatet për Europën janë: në tregti Mbretëria e Bashkuar i vetmi vend në “Top 5” që nuk është përdorues i euros është renditur i pari duke përmirësuar klasifikimin. Rezultatet tregojnë se ky vend gëzon popullaritet të lartë te investitorët dhe një prezencë shumë të mirë të medias sociale. Franca renditet e dyta, një klasifikim më i mirë se një vit më parë, ndërsa Gjermania mban vendin e tretë, falë një përmirësimi të madh që ka pësuar strategjia e markimit.
Pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit, Spanja renditet në vendin e 4-ët, sikundër edhe vitin e kaluar.
Falë një performance më të lartë, Luksemburgu renditet në vendin e 8-të sa i përket brandeve në tregti. Rusia njësoj si një vit më parë renditet në vendin e 6-të, ndërsa Holanda në të 7-in. Sipas studimit të dy vendet duhet të përmirësojnë strategjitë dixhitale në mënyrë që t’u sigurojnë invëatitorëve kontakte të vazhdueshme. Në vendin e 9-të dhe të 10-të renditet përkatësisht Suedia dhe Italia.
Në turizëm, marka spanjolle mban vendin e parë, kjo për shkak të të lartë të të ardhurave të përftuara dhe numrit të madh të turistëve. Nga ana tjetër Spanja është shumë aktive në promovimib e saj si destinacion turistik. Pas Spanjës, në renditje vjen Gjermania, e cila këtë vit ka kaluar edhe Francën. Në vendin e 4-ët dhe të 5-të gjendet Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Vendet e vogla alpine, si Austria (6) dhe Zvicra (7) kanë krijuar gjithashtu një brandim të fortë duke treguar se përmasart e vendit nuk kanë shumë rëndësi kur vjen puna te suksesi i arritur. Të dy vendet premtojnë një përmirësim të ndjeshëm të klsifikimit në të ardhmen. Në vendin e 8-të gjendet Greqia, në të 9-in Holanda dhe në 10-ën Portugalia. Në krahasim me Portugalinë, Greqia pavarësisht krizës ka arritur të kënaqë në mënyrë të ndjeshme kërkesën turistike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.