Pushtues të hapësirës
Bota po ndryshon: vjen modeli i parë MPV i gjigantit gjerman, me rrota të para aktive
Nëse do ta emërtonim do të mjaftonte vetëm një fjalë:Revolucion –vjenmodeli i parëBMW me traksion në rrotat e para. Quhet Seria 2 Active Tourer dhe është e ndërtuar mbi platformën e re të kompanisë nga Mynihu, e cila është e përdorur edhe tek modeli i ri Mini. Mund të konsiderohet një monovolum kompakt për familjet,por nuk është e thënë që klientela e këtij modeli do të jetë e përbërë vetëm nga kjo kategori njerëzish. Duke lënë mënjanë pyetjet e panevojshme, nëse kjo është apo jo një BMW, kalojmë tek faktet. Makina ka një gjatësi prej 4.34 metrash, gjerësi prej 1.80 metrash dhe lartësi prej 1.55 metrash janë. Bagazhi ofron një kapacitet ngarkese prej 468 litrash,që nëse shtrihet plotësisht ndenjësja e pasme, arrin deri në 1.510 litra. Me këtë model nuk do të debutojnë vetëm traksioni në rrotat e para dhe forma e re e karrocerisë, por edhe motorët e gjeneratës së fundit Euro 6, TëinPoëer Turbo, të pajisur me sistem Start&Stop dhe Energy Brake Regeneration. Do të fillohet me tre njësi motorik:i pari është varianti me tre cilindra 1.5 litra prej 136 kf dhe moment përdredhës prej 220 Nm, i cili spikat për përshpejtimine pabesueshëm dhe një rrjedhshmëri të krahasueshme me një motor me katër cilindra. Nuk e besoni? Është i njëjtë me atë të përdorur tek Mini. Varianti tjetër turbo-benzinë është ai 2.0 litra prej 231 kf dhe moment përdredhës prej 350 Nm, pastaj i vetmi variant diesel, ai 2.0 litra prej 150 kf dhe moment përdredhës prej 330 Nm. Të gjithë motorët vijnë me një nivel konsumi dhe emetimesh të krahasueshëm me atë të një city car. Për shembull, motori me naftë, në ciklin e përzier deklaron mbi 20 km për litër. Për sa i përket pjesës tjetër, është e pranishme e gjithë teknologjia e kompanisë gjermane, duke filluar nga sistemi ConnectedDrive me Head-up display, ku shfaqen informacionet e navigimit, krahas atyre të shpejtësisë. Çfarë pritet ende? Sigurisht versioni M Sport dhe traksioni integral XDrive, që mbërrijnë brenda vitit. Për momentin konfigurimet janë dy: Sport dhe Luxury. Pra, nëse dëshironi, mund ta quani revolucion, ose më thjeshtë, njërealizim i orientuar nga tregu.
Diçitura:
French affaire
Mendonit se modelet multispace ishin një ekskluzivitet vetëm francez? Me sa duket nuk është më e vërtetë!
“Më e mira nga BMW, me ndenjëse që rrëshqasin, tepër të përshtatshme për familjet”
“Traksion në rrotat e para, formë prej monovolumi, BMWsynon të pushtojë hapësira të reja tregu”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.