COUPÉ E ZBULUAR
Vjen versioni kabrio i familjes së re sportive, nëpër konçesionarë në majin e vitit të ardhshëm, duke i mbetur besnike tavanit të ngurtë. Por ofron shumë risi, për ta bërë sa më të rehatshëm udhëtimin në qiell të hapur
Lumenj me bojë janë derdhur mbi faqet (reale apo virtuale) të revistave, gazetave, adresave të internetit dhe blogëve për të prezantuar lindjen e familjes së re sportive tëBMW. Duke qenë se Seria 4 Coupé do të jetë objekt iprovës tonë në numrin e ardhshëm, mbi të dhënat e përgjithshme tashmë mbetet pak për t’u thënë. Prandaj mbetet një zgjedhje e detyruar përqendrimi tek detajet e vogla që dallojnë versionin Kabrio nga motra e mbuluar dhe nga modelet e mëparshme tëSerisë 3 Coupé.
Aspekti i parë që duhet theksuar është sërish i lidhur me zgjedhjen filozofike për t’i qëndruar besnik tavanit metalik, i cili, kur është i mbështetur mirë mbi trupin e veturës, lë shumë pak hapësirë për dallime. Më e lartë me gati një centimetër (për një total prej 137.2), me një izolim akustik të përmirësuar për shkak të tavanit dhe me rritjen e ndriçimit të brendshëm, krahas diferencave të shumta në detaje, Seria 4 Cabrio mund të shihet (teorikisht edhe të drejtohet) pikërisht si një coupé. Ka ngjashmëri edhe nga pikëpamja aerodinamike, me një Cx të njëjtë prej 0.28 (0.33 në konfigurimin e zbuluar).
Prej këtu dhe më tej, në mënyrë të domosdoshme krahasimi do të jetë me modelet Seria 3 Cabrio, në kategorinë e së cilës ky model me përmasa mesatare do të futet, dhe bazuar në idenë e vijimësisë filozofike ndërmjet tyre, pikërisht siç ka ndodhur midis dy versioneve coupé.
Përkëdhelje dhe ngrohtësi
Duke qenë se gjeneratat nuk ruajnë të njëjtat cilësi, gjithçka është përmirësuar dhe perfeksionuar. Erëthyesi – opsion shtesë – është zvogëluar, por është zgjeruar tek dy cepat, ndërsa kur nuk nevojitet, vendoset pas ndenjëses së pasme, por në një mënyrë më diskrete se në të shkuarën. Për ta bërë akoma më të rehatshëm udhëtimin në qiell të hapur, futet në funksionim ngrohësja e re e qafës me rregullim të trefishtë – edhe ky midis aksesorëve me kërkesë – për herë të parë i disponueshëm për ndenjësen e drejtuesit dhe atë të pasagjerit, qofshin këto në versionet standard apo sportive. Ndërkohë, për personat që udhëtojnë prapa, janë bërë të mundur mbështetëse koke të çmontueshme dhe jo më të kufizuara për shkak të pranisë së dy rollbar-ëve, të zëvendësuar nga dy elementë të mëdhenj çeliku, që aktivizohen në më pak se 200 mili sekonda në rast se makina kthehet me kokë poshtë. Makina është pajisur me klimatizator që rregullon automatikisht temperaturën e brendshme në funksion të së jashtmes dhe shpejtësisë së veturës.
Seria 4 Kabrio ka përmirësuar gjithashtu aksesin e bagazhit, që ofron një hapje më të gjerë se në të shkuarën, si me veturë të mbyllur ashtu edhe me veturëtë hapur. Për të evituar bezdisjen gjatë operacioneve të montim/çmontimit tëtavanitmetalik, është ideuar një mekanizëm me funksionim elektro-hidraulik.
Katër konfigurimete ofruara (Standard, Sport, Luxury, Modern),të cilëve i shtohet paketa M Sport,e cila, duke modifikuar elementët aerodinamikë, ndryshon bindshëm linjën e pjesës ballore; tre motorë TëinPoëer Turbo të disponueshëm gjatë hedhjes në treg (e parashikuar në fund të pranverës): dy me benzinë (katër dhe gjashtë cilindra) dhe një me naftë, me fuqi nga 184 deri në 306 kf.
Kapota
NDAHET NË TRI PJESË DHE ULET SHUMË SHPEJT
Seria 4 Kabrio ruan tavanin metalik të pranishëm tek Seria 3, por të perfeksionuar. Me aplikimin e një tavani me izolim akustik të përmirësuar, redukton zhurmat me disa decibel.Kapaciteti i bagazhit rritet me 20 litra në krahasim me Serinë 3, duke arritur një total prej 370 litrash, ndërsa me kapotë të hapur shënon një kapacitet prej 220 litrash. Transformimi nga Coupé në cabrio mund të realizohet edhe gjatë lëvizjes, por në shpejtësi jo më të larta se 18 km/h: shtypet një buton dhe tre pjesët metalike që përbëjnë tavanin fshihen në bagazh.
Diçitura:
Të posaçme
Pjesët e kromuara janë një karakteristikë e konfigurimit Luxury Line, një ndër pesë të ofruarit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.