BNP Paribas SA (BNP), banka më e madhe e Francës, njoftoi humbjen më të madhe në historinë e saj 14-vjeçare pasi pagoi një gjobë rekord se ka kryer biznes me Sudanin dhe vendet e tjera të përfshira në listën e zezë nga SHBA.
Humbja neto arriti në 4.32 miliard euro (5.8miliard dollarë ), referoi BNP me bazë në Paris sot. Kjo është humbja e tremujorit të dytë që kur banka u formua nga bashkimi në vitin 2000, dhe krahasohet me mesataren e humbjes prej 4.27 miliard euro të vlerësimeve së 11analistëve të hartuara nga Bloomberg.
Banka tha më 1 korrik se i qëndronte besnike objektivave të saj për vitin 2016 dhe ka planifikuar ti mbajë dividentët e këtij viti në nivelin e vitit të kaluar prej 1.50 euro një aksion. Ndalimi vjetor në pastrimin e dollarit nuk do të ketë asnjë ndikim në aftësinë e saj për ti shërbyer shumicës së klientëve të saj, tha kompania.