Banka e Anglisë tha se perspektiva ekonomike globale është dobësuar që nga qershori, duke paraqitur kërcënim në rritje për stabilitetin financiar të Mbretërisë së Bashkuar.
Rreziqet mund të lindin ‘në qoftë se shqetësimet rreth rritjes vazhdimisht të ulët do të udhëheqin drejt rivleresimit të papritur të dobësive bazë në ekonomitë e zhytura në borxhe,’ tha banka qendrore në raportin e saj të Stabilitetit Financiar publikuar dje në Londër, në lidhje me rezultatet e testit te stresit. Ajo tha se një ndryshim në oreksin për rrezik mund të shkaktojë gjithashtu ‘ndryshime të mprehta në tregjet financiare’ të cilët mund të dëmtojnë besimin.
Zyrtarët perceptuan rrezikun se investitorët po vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e borxhit në vendet e ndjeshme të euro-zonës teksa përkeqësimi ekonomik në Evropë dhe Azi po rëndon mbi ekonominë botërore. Rënia e çmimit të naftës gjithashtu mund të minojë stabilitetin në qoftë se ajo parandalon kompani të tilla si firmat e eksplorimit nga asistimi i borxheve ose në qoftë se rënia rrezikon pritshmëritë e inflacionit, tha BOE.