Kullat, sheshet e saj, San Petronio. Por edhe Direku dhe shtigjet sekrete. Ja një tjetër version i kryeqytetit emilian, i gjithi për t’u zbuluar
Vështirë ta kapësh vetëm nga një këndvëshrim. Qyteti papnor dhe tolerant, i rreptë dhe imoral, miqësor dhe i shkëlqyer, Bologna, ‘zonja e vjetër’ e Francis Guccini, buzëqesh nga mbiemrat e saj stereotip të lashtë dhe modern (la Grassa(e shëndoshë), la Dotta (e nxënë), la Rossa ( e kuqe), por është e kujdesshme që të mos i kundërshtojë ato, sepse në thelb jeton nga ato. Ky është një qytet që vë në siklet guidat turistike: ka pak gjëra për të parë për ata që kanë në dispozicion vetëm disa orë, ndërsa ka tepër pë rata që qëndrojnë aty për një muaj.
Nën kullat
Si të mos ia filloni nga këtu? Garisenda dhe Asinelli, dy shkopinj kinez për të shijuar qytetin. Për fat të keq, tani një kantier ndërtimi pengon të shijoni ‘teleskopin e ardhshëm’ të rrugës Rizzoli, drejtuar drejtpërsëdrejti në kullat binjake mesjetare. Pak rëndësi ka, bolonjezët rrallë e cojnë hundën ti shohin ato, nëse duan t’ju impresionojnë ju cojnë në rrugën Piella, pak rrugë pa ambicie paralele me rrugën mendjemadhe të Pavarësisë, dhe ju tregojnë një dritare të vogël nën verandë, që nëse e hapni, ju drejtoht një shikim mbi një veneziane Bolonjeze të papritur shtëpish me pamje mbi kanale: dhe zbuloni se kjo ishte një grilë prej uji, që zbriste nga kodra, për të ushqyer për shekuj mullinjtë e saj.