Booking nxori në shitje 1356 njësi akomoduese në Shqipëri më 2016

14/08/2017 8:54 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
booking aalbania

Tregu i hoteleve dhe akomodimit në tërësi në Shqipëri gëlon në informalitet, por shërbimet e hotelerisë nga interneti japin një panoramë për kapacitetet akomoduese në vend.

Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit analizon se në të gjithë vendin në Booking.com dolën në shitje vitin e kaluar 1356 struktura akomoduese nga të cilat 1.192 hotele dhe 164 njësi akomodimi të tjera.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i shtretërve për vitin 2016 arriti në mbi 65 mijë duke siguruar strehim për 1.1 milionë vizitorë në një natë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se numri i shtretërve për vitin 2015 ka qenë 41.885 shtretër, dhe i net-qëndrimeve 791.000 net. Duke krahasuar vitet 2015 dhe 2014,  që ka një rritje të konsiderueshme me 27% për numrin e shtretërve dhe 72% për numrin e net-qëndrimeve.

Teksa gjatë këtij viti numri i shtretërve do të pësojë një rritje edhe më të madhe pasi hotelet më të mëdha në vend po zgjerohen dhe të tjera të reja janë në proces ndërtimi. Ndërtimet e reja në sektorin e hotelerisë po i përgjigjen kërkesës në rritje te të huajve për të pushuar në Shqipëri.

Sektori i turizmit ka pasur një performancë shumë të mirë edhe nga pikëpamja financiare, këto vitet e fundit. Nga viti 2013 në vitin 2016, të ardhurat nga turizmi janë rritur me 38%.

Referuar bilancit të pagesave publikuar nga Banka e Shqipërisë, të dhënat ekonomike janë si më poshtë: 1- Të ardhurat nga turizmi nga viti 2013 në vitin 2014 janë rritur me 16%, ndërsa nga viti 2014 në vitin 2015 janë rritur me 5%.

Për sa i përket vitit 2016, të ardhurat kanë qenë 1 miliardë e 528 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2015, kur këto të ardhura kanë qenë 1 miliardë e 353 milionë euro.  Shpenzimet për udhëtim / turizmin nga viti 2013 në vitin 2014 janë rritur me 7%, ndërsa nga viti 2014 në vitin 2015 kanë rënë me 7%. Për sa i përket vitit 2016, shpenzimet kanë qenë 1 miliard euro.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz