Obligacionet e qeverisë britanike rrezikojnë të humbasin statusin e tyre si performuesit më pak të këqij në Europë, teksa Banka e Anglisë bën një tjetër hapë për ti dhënë fund stimujve të emergjencës.
Ndryshe nga Banka Qendrore Evropiane, e cila është e vendosur të vazhdojë me planin e saj mujore të blerjes së obligacioneve prej 60 miliardë euro (65 miliardë dollarë) deri në shtator të vitit 2016, zyrtarët në SHBA dhe Britani po debatojnë se kur do të rrisin kostot e huamarrjes së ulët rekord. Ekonomistët parashikojnë se Rezerva Federale do të veprojë në shtator, me BOE që pritet të pasojë me veprimet e saj në fillim të vitit të ardhshëm.
Kjo mund të rëndojë në obligacionet, të cilët humbën më pak se borxhi nga çdo vend i rajonit të euros në maj. Banka Mbretërore e Kanadasë prêt që investitorët të fillojnë të kërkojnë një çmim më të madh të primit të yield-it për të zotëruar borxh me maturim 10 vjecar të Britanisë në vend të obligacioneve gjermane me maturim të ngjashëm. E ashtuquajtura përhapje është ngushtuar në 130 pikë bazë nga gati 162 në fillim të marsit.