Stoku i borxhit të brendshëm në fund të vitit 2013 zë rreth 59% të totalit të stokut të borxhit të qeverisjes qëndrore, sipas relacionit për borxhin për vitin 2013 të Ministrisë së Financave.
Ky borxh është i kompozuar nga instrumentat financiare afatshkurtra (bonot e thesarit), instrumentat financiare afatgjata (obligacionet) dhe garancitë. Instrumentat afatshkurtër përbëjnë rreth 47.19% të totalit të portofolit të borxhit të brendshëm ndërsa instrumentat afatgjatë rezultojnë në 48.98% të portofolit. Ndërkohë, pjesa e mbetur prej 3.82% i përket garancive të brendshme.
Nga krahasimi me vitin e kaluar vlen për tu përmendur rritja e peshës specifike të instrumentave afatgjatë me 554 pikë bazë. Kjo rritje e peshës së instrumentave afatgjatë është reflektuar kryesisht tek obligacionet 3 dhe 7 vjecare, si edhe në emetimin për herë të parë të obligacionit 10 vjecar. Ndërkohë, obligacionet 2 dhe 5 vjecare kanë pësuar një rënie përkatësisht prej 32 dhe 68 pikë bazë.
Pjesa dërrmuese e instrumentave afatgjatë rreth 34% është e përbërë nga obligacionet 2 dhe 5 vjecare.
Rritja e peshës së instruementave afatgjata në përbërje tregon një përmirësim në strukturën e portofolit të borxhit të brendshëm duke zgjatur profilin e maturimeve dhe jetëgjatësinë e portofolit, theksojnë financat.
Përsa i përket garancive në tregun e brendshëm ato janë rritur me rreth 4.25 miliardë lekë ose me 49 pikë bazë për shkak të garancitve të reja që janë lëshuar në favor të Kesh. Sh.a.
Viti 2013 ka qënë një vit mjaft i favorshëm përsa i pëerket rikompozimit të portofolit të borxhit të brendshëm në kuadër të realizimit të objektivave për uljen e instrumentave me afat të shkurtër maturimi. Që në tremujorin e parë të vitit 2013 financimi i deficitit është realizuar me rreth 80% me instrumenta afatgjata duke u rritur në vazhdim deri në maturim të instrumentave afatshkurtra.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.