Borxhi i përgjithshëm i qeverisë sëKroacisë arriti një kulm të ri prej gati 34 miliardë eurosh në tetor 2014 – dhe ka vazhduar të rritet edhe më tej gjatë muajve që nga ajo kohë.
Një raport nga Raiffeisen Bank e Austrisë, RBA, referon se borxhi i përgjithshëm i qeverisë së Kroacisë ka arritur njënivel të lartë rekord. Analistët e RBA, ndërsa citojnë raportin e bankës kombëtare kroate, HNB, thonë se shifra u rrit në 34 miliardë euro në tetor të2014-s.
Analistët e RBA parashikojnë se shifra do të rritet në rreth 34.9 miliardë euro, ose 82% të PBB-së vjetore deri në fund të vitit 2015.
Si zbulimet e HNB ashtu dhe ato tëRBA bazohen në metodologjinë që përfshin borxhin e qeverisë qendrore, të pushtetit vendor dhe fondet e sigurimit social.
Shifra e tetorit ishte 727milionë euro ose 2.2% më shumë sesa shifra për shtatorin. Borxhi është rritur me 3.4 miliardë euro ose 11.2%, që nga tetori 2013.
Duke qenë se një pjesë e madhe e borxhit është e denominuar në euro, ajo ka shkaktuar rritjen e saj në raport me monedhën kroate, kuna.
Borxhi i qeverisë qendrore arriti në 33.3 miliardë euro apo 98% të borxhit të qeverisë së përgjithshme.
Nga totali i borxhit të qeverisë së përgjithshme, 20.8 miliardë euro ose 61% është borxh ndaj huadhënësve të brendshëm, ndërsa 13.3 miliardë euro ose 39% është borxh ndaj kreditorëve të huaj.