CES 2018/ Bosch prezanton asistentin zanor për të folur me makinën

12/01/2018 1:21 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME: ,

Tashmë ka një asistent zanor për të gjithë, madje, edhe makinat kanë nevojë për një të tillë. Synimi është të eliminohen shpërqendrimet. “Kemi vendosur ta shndërrojmë asistentin zanor në një pasagjer”, – deklaroi Dork Hoheisel, anëtar i Bordit të Robert Bosch GmbH.

Ai quhet Casey dhe i jep mundësinë drejtuesit të menaxhojë sistemin e drejtimit, ajrin e kondicionuar apo të përgjigjet në telefon. Janë dashur dhjetë vjet për projektimin dhe zhvillimin dhe tani, më në fund sistemi është i disponueshëm për një masë të gjerë, i cili mund të kuptojë strukturën e fjalive në më shumë se 30 gjuhë, duke përfshirë edhe dialektet. Drejtuesi aktivizon sistemin me këto fjalë “Ehi Casey” ose duke përdorur një emër të ri që e zgjedh vetë.

Casey u testua gjatë panairit të teknologjisë dhe konsumit, CES 2018, në Las Vegas, në një Cadillac Escalade. Tre janë funksionet të cilat ia vlen të ndalemi.
I pari ka të bëjë me njohjen e drejtuesit kur hyn në makinë, si nëpërmjet zërit, po ashtu edhe një telekamere të vendosur në kroskot.
I dyti lidhet me kërkimin e një vendi për parkim: në navigator kërkohet vendi më i afërt për të parkuar, duke u shfaqur njëkohësisht edhe çmimet relative të parkimit.
Në fund tre ekrane touch, të integruar në mënyrë të përkryer në gjendje të komunikojë mes tyre.

Burimi: Il Sole 24 ore

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz