Bosnjë dhe Hercegovina rrezikohet nga “ikja trurit”

20/04/2019 10:04 PM 0 komente

Bosnjë dhe Hercegovina vuan nga niveli i lartë i “largimit të trurit” me rreth 40,000 njerëz që u larguan nga vendi gjatë vitit të kaluar në kërkim të një jete më të mirë.

Shumë prej atyre që janë punëtorë të kualifikuar, gjë kjo që ka rritur frikën e punëdhënësve se nuk do të kenë mundësi për t’i zëvendësuar.

Pjesa më e madhe e atyre që janë larguar e kanë bërë për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë në vend, ku një ndër faktorët kryesorë është ai politik. “Nuk janë faktorët ekonomikë, kryesisht ata politikë”, u shpreh Merhunisa Zukiç, drejtore e Unionit për Kthim të Qëndrueshëm dhe Integrim.

“Njerëzit janë të lodhur nga premtimet dhe ligjet, të cilat në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në lehtësimin e rregulloreve për t’u bërë të pavarur ose sipërmarrës biznesi”, tha ajo më tej. Me rritjen e papunësisë në mesin e të rinjve, pagave të ulëta, korrupsionit dhe mungesës së mundësive për punë, qeveria po dështon në drejtim të bindjes së dhjetëra mijëra punëtorëve për të mos u larguar nga Bonje dhe Hercegovina.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of