Në tremujorin e parë të këtij viti, Bosnja dhe Hercegovina ka eksportuar mallra me vlerë 2.117 miliardë BAM, që do të thotë 2.7 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa importet arritën në 3.56 miliardë BAM, 1.9% më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit 2014.
Në këtë periudhë, raporti eksport / import shënon 59.5%, ndërsa deficiti i tregtisë së jashtme arriti në 1.443 miliardë BAM, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të BH.
Eksportet në vendet e CEFTA-s (Marrëveshje e Lire Tregtare me Evropën Qëndrore) në tre muajt e parë të këtij viti arritën në 332 milion BAM, 9.3 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të 2014, ndërsa importet arritën në 421 milion BAM, 14.4% më shumë në krahasim me tremujorin e parë të 2014. Raporti eksport / import shënonte 78.9%.
Eksportet drejt vendeve të BE-së në tremujorin e parë arritën në 1.516 miliard BAM, 0.8% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa importet arritën në 2.12 miliardë BAM, 1.8% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar raporton Sarajevo Times.