Bosnjë – Hercegovinë, tregu i sigurimeve u rrit me 6.4%

18/05/2017 10:56 AM 0 komente

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Sigurimeve e Bosnjë-Hercegovinës (BiH) AZOBIH tregojnë se gjatë vitit 2016 volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara bruto për 27 siguruesit në vend u rrit me 6.4% në terma vjetorë duke arritur në 324.2 milionë euro.

Vlera e primeve të shkruara bruto për 13 kompanitë që operojnë në Federatën e BosnjeHercegovinës u rrit me 5.2% duke arritur në 228.4 milionë euro.

Ndërsa në Republikën Serbe të Bosnjës (RS) veprojnë 14 kompani sigurimi, të cilat gjeneruan së bashku rreth 95.8 milionë euro, duke
shënuar një rritje prej 9.4% në terma vjetorë.

Tregu i sigurimeve të Jetës zuri rreth 20.4% të totalit të primeve me një vlerë prej 66.1 milionë euro. Nga ato 55.4 milionë euro u krijuan nga kompanitë e sigurimit të Jetës në Federatën e BiH dhe rreth 10.7 milionë euro, nga siguruesit e Jetës së RS.

Nga primet e sigurimit të Jo-Jetës, 8.4% e primeve të përgjithshme bruto ishin nga sigurimi i pronës
dhe 59.4% nga sigurimi motorik (Sigurimi Kasko dhe MTPL).

Sipas shifrave të paraqitura nga Agjencia e Sigurimeve e Bosnje-Hercegovinës, në Federatën BIH, shoqëria UNIQA Osiguranje, pjesë e grupit austriak UNIQA, ishte siguruesi më i madh në vend, e cila raportoi volumin më të lartë të primeve të shkruara bruto prej 29.9 milionë euro ose 9.2% të tregut.

Siguruesi më i madh i Republikës Serbe të Bosnjës ishte WIENER Osiguranje, një njësi e kompanisë austriake VIG e cila arriti vlerën e primeve të shkruar bruto prej 16.1 milionë euro ose 5% të tregut.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz